Është arrestuar në SHBA, një prej 11 autorëve të vrasjes së oficerit të RENEA-s Ibrahim Basha. Vrasje e ndodhur në Qershor 2015 nga i ashtuquajturi grupi i Lazaratit, apo grupi i zjarrit.
Policia e Shtetit bën të ditur se Interpol Tirana, në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës por edhe me Organizatën Ligjzbatuese FBI, ka arritur të lokalizojë dhe arrestojë në datë 20.12.2017 në SHBA, personin në kërkim ndërkombetar, Ruhan HIRAJ, 20 vjeç, lindur në Gjirokastër. Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi dënimin me tre burgime të përjetshme dhe 144 vite burgim në total për 11 të akuzuarit.
Dënimet që kërkon Prokuroria për Krime të Rënda për “Grupin e zjarrit” dhe emrat:
- Arbion Aliko, burgim te perjetshem
- Alban Aliko, 35 vjet
- Bajram Bocia, burgim te perjetshem
- Elvis Bocia, burgim te perjetshem
- Elson Kazma, 35 vjet
- Xhulio Malo, 20 vjet (ne baze te neni 51 te kodit penal, te denohet perfundimisht me 10 vjet)
- Klodian Selimi, 10 vjet
- Oltian Proko, 18 vjet
- Dervish Gaba, 18 vjet
- Ruhan Hiraj, 18 vjet
- Iliaz Xhaferraj, 18 vjet
Tre burgime të përjetshme dhe 144 vite burgim në total për 11 të akuzuarit e të ashtuquajturit grupi i Lazaratit, i cili dy vjet më parë sulmoi me armë policinë duke vrarë efektivin e RENEA-s Ibrahim Basha.
Ndaj Ruhan Hiraj, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me vendimin nr. 495, datë 24.11.2015, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest me burg” për veprën penale të “Vrasja e punonjësve të Policisë Shtetit” e kryer në bashkëpunim, “Vrasja e punonjësve të Policisë Shtetit e mbetur në tentativë” , “Prodhim dhe mbajtja e armëve luftarake” dhe “ Prodhim, shitje e lëndëve narkotike”, parashikur nga nenet 79/b, 25, 79/b, 22, 25; 278/2 dhe 283 të K.Penal të R.Shqipërisë.
Përgatiti: AlpeNews.al