• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ANALIZA/ “Lumi” i sanksioneve s’e ndalën makinën luftarake të Putinit
Home
Botë

ANALIZA/ “Lumi” i sanksioneve s’e ndalën makinën luftarake të Putinit

3 March, 2024 s.autor Botë

Në dhjetor të vitit 2021, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e paralajmëroi homologun rus, Vladimir Putin, se pushtimi i Ukrainës do të sillte “pasoja ekonomike për Rusinë, të papara ndonjëherë”. SHBA-ja dhe aleatët e saj evropianë e përmbushën këtë kërcënim me runde të njëpasnjëshme sanksionesh, prej se Rusia nisi pushtimin e fqinjit të saj, në shkurt të vitit 2022. Të fundit nga presidenti Biden u shqiptuan javën e kaluar. Ai tha se mbi 500 sanksionet e reja kanë në shënjestër makinën luftarake të Rusisë.

“Putini besonte se mund ta thyente lehtësisht vullnetin dhe vendosmërinë e popullit të lirë të Ukrainës, se mund të futej në Ukrainë dhe ta nënshtronte atë. Dy vjet më vonë, ai mbetet i gabuar. Nuk ishte në gjendje ta bënte këtë”, tha Biden. Në po atë javë, Bashkimi Evropian miratoi paketën e 13-të të sanksioneve kundër Rusisë, të cilat, siç tha, shënjestrojnë rreth 200 organizata dhe njerëz, që e ndihmojnë Kremlinin të blejë armë ose të marrë fëmijë ukrainas nga shtëpitë e tyre.

Putin, duke folur në qytetin industrial Tula, disa ditë para kësaj vale të re sanksionesh, tha se masat e Perëndimit nuk e kanë ndikuar ekonominë ruse. “Ata parashikuan rënie, dështim, kolaps. Menduan se ne do të dorëzoheshim ose do të shpërbeheshim. Por, nuk patën sukses. Ekonomia jonë po rritet, ndryshe prej ekonomisë së tyre”, tha Putin. Dhe, duket se Fondi Monetar Ndërkombëtar ra dakord me të. Ai i përmirësoi parashikimet e tij për rritjen ekonomike ruse këtë vit në 2.6 për qind, nga një vlerësim i mëparshëm prej 1.1 për qind.

Për ekonominë amerikane, ndërkaq, parashikimet janë që ajo të rritet për 2.1 për qind, kurse ekonomia britanike për 0.6 për qind. Shifrat duken befasuese kur kihet parasysh se shteti rus është përjashtuar prej shërbimeve kryesore financiare në botë dhe rreth 260 miliardë euro asete të Bankës së tij Qendrore janë ngrirë. Po ashtu, vendet perëndimore kanë mbyllur hapësirën ajrore për avionët rusë, ashtu si edhe portet për anijet ruse.

Sanksione ka edhe mbi naftën dhe gazin rus dhe mbi importet e arit dhe diamanteve nga Rusia. Qindra kompani të mëdha perëndimore ndaluan, po ashtu, të shesin dhe të prodhojnë në Rusi. Por, pavarësisht të gjithave, ekonomia ruse nuk kolapsoi – përkundrazi, duket se po ecën mirë. Taisa Markus, eksperte e tregjeve në Universitetin e Illinoisit, thotë për programin Expose të Radios Evropa e Lirë se shumëkush e mbivlerësoi fuqinë e sanksioneve, sidomos në një afat të shkurtër.Mendoj se është shumë e rëndësishme të mos pritet se sanksionet do ta ndryshojnë regjimin. Kuba është një shembull i kësaj. Afrika e Jugut është një kundër-shembull. Sanksionet kundër Rusisë kanë pasur më pak ndikim seç është shpresuar, por definitivisht mund të kenë ndikim afatgjatë”, thotë Markus. Ajo shton se një arsye përse ekonomia ruse ka qëndrueshmëri relative, është se Banka Qendrore e vendit ka rritur masivisht normat e interesit për të kontrolluar inflacionin. Kjo është kombinuar, pastaj, me kontrollet e vendosura nga Qeveria, të cilat e kanë bërë gati se të pamundur për eksportuesit rusë dhe kompanitë e huaja që operojnë në Rusi, të nxjerrin para jashtë vendit./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEGRADON DEBATI/ Roza i drejtohet Meritonit: Lë shtatzënë lart e poshtë dhe nuk mban përgjegjësi. Nuk kujtohesh për djalin…
Previous article STAMBOLL/ Erdogan dhe Abbas diskutojnë luftën në Rripin e Gazës

s.autor

Postime të ngjashme

SHBA REVOKON VIZAT KUR KA RREZIK PËR SOHHRINË PUBLIKE/ DASH: Viza është privilegj, jo e drejtë! Administrata Trump… Botë

SHBA REVOKON VIZAT KUR KA RREZIK PËR SOHHRINË PUBLIKE/ DASH: Viza është privilegj, jo e drejtë! Administrata Trump…

“SHBA PRANOI KUSHTET TONA”/ Trump quajti Hormuzin territor amerikan, Irani i përgjigjet: Do t’i korrigjojmë ne iluzionet e tua Botë

“SHBA PRANOI KUSHTET TONA”/ Trump quajti Hormuzin territor amerikan, Irani i përgjigjet: Do t’i korrigjojmë ne iluzionet e tua

E PAZAKONTË NË SIÇILI/ Rrufeja godet për vdekje alpinistin amerikan teksa shkonte drejt kraterit të vullkanit Etna! Botë

E PAZAKONTË NË SIÇILI/ Rrufeja godet për vdekje alpinistin amerikan teksa shkonte drejt kraterit të vullkanit Etna!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT