• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ANALIZA/ Kur diktatorët “gjejnë” Zotin
Home
Nderkombetare

ANALIZA/ Kur diktatorët “gjejnë” Zotin

11 September, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Nga David Brooks, The New York Times

Çfarë do të sjellë shekulli XXI? Nëse do të më kishit pyetur 20 vjet më parë, le të themi më 10 shtator 2001, do të kisha një përgjigje shumë të qartë:përparimin e liberalizmit. Pas rënies së Murit të Berlinit, fundit të Aparteidit në Afrikën e Jugut, reformave të Deng Xiaoping në Kinë, një grup vlerash dukej se ishin në marshim të plotë përpara – demokracia, kapitalizmi, egalitarizmi, liria individuale.

Pastaj përgjatë dekadave që pasuan, përhapja e demokracisë u ndal, dhe më pas gjërat morën kahun e kundërt. Liderët autoritarë në Kinë, Evropën Qendrore dhe Lindore dhe më gjerë, morën sërish pushtetin. Kësisoj, ne u vendosëm në garën tashmë të njohur midis liberalizmit demokratik dhe autoritarizmit.

Por gjatë viteve të fundit ka ndodhur diçka shumë interesante:Autoritarët “gjetën” Zotin. Ata nisën të përdorin simbolet fetare si shënjues të identitetit nacionalist dhe si një thirrje për të bashkuar njerëzit. Me këtë qasje ata unifikuan masat pas vetes, duke nxitur akoma më tej luftërat e përjetshme të kulturës.

Ata e riformuluan debatin global:Tani nuk kishte më një debat midis demokracisë dhe diktaturës; por midis dekadencës morale të elitave perëndimore, dhe vlerave tradicionale dhe spiritualitetit superior të njerëzve të mirë normalë në atdheun e tyre.

Shekulli XXI po kthehet në një epokë të luftërave të shenjta në botë, dhe kjo në një kohë kur tërheqja ndaj feve aktuale duket se është në rënie. Xi Jinping është një nga arkitektët e këtij autoritarizmi të veshur me një lloj spiritualeti. Mao e shihte me përbuzje Kinën para-revolucionare.

Por sot regjimi i Xi ka devijuar nga rruga e tij, duke përqafuar zakonet e vjetra dhe vlerat tradicionale. Studiuesi mbi Kinën Max Oidtmann, thotë se lideri kinez po kufizon veprimtarinë e entiteteve të pavarura fetare, ndërsa po krijon një “pikëpamje mbi vlerën

bazë të sistemit socialist”, një besim që përfshin një përzierje të konfucianizmit, daoizmit, marksizmit dhe maoizmit.

Javën e kaluar, qeveria kineze urdhëroi bojkotimin e të famshmëve të pantallonave “sissy”. Ato vishen zakonisht nga vipat meshkuj me pamje delikate, dhe që akuzohen për feminizimin e mashkulloritetit të kinezëve.

Ky është vetëm një nga sulmet e fundit ndaj kulturës, që synon të tregojë se si regjimi po e mbron Kinën nga korrupsioni moral perëndimor. Populizmi moral nga lart-poshtë i regjimit të Xi, po jep efektet e tij.

“Sot, tradicionalizmi po fiton shumë mbështetje në mesin e kinezëve të thjeshtë, por edhe intelektualëve dhe politikanëve”- shkroi në vitin 2018 Xuetong Yan i Universitetit Tsinghua. Rrjetet sociale kineze janë të mbushura plot me sulme ndaj dekadentëve të ashtuquajtur prej tyre “të majtë të bardhë” – pra amerikanët dhe evropianët e mirë-arsimuar, që mbrojnë feminizmin, të drejtat e komunitetit LGBTQ etj.

Vladimir Putin dhe liderët e tjerë autoritarë rajonalë luajnë një lojë të ngjashme. Putini është lidhur prej kohësh me filozofët fetarë si Ivan Ilyin dhe Nikolai Berdyaev. Në një ese

të shkruar për Qendrën Berkli në Universitetin Xhorxhtaun, Dmitry Uzlaner raporton se regjimi po e konsideron veten si “bastioni i fundit i vlerave të krishtera”, dhe që po shmang zhytjen e botës në kaosin moral liberal.

Lufta e kulturave po zhvillohet me vrull edhe atje, ku regjimi e ka kufizuar shumë internetin, dhe po përpiqet të kufizojë abortin, të sabotojë luftën kundër dhunës në familje, të imponojë ligje blasfemie,të ndalojë dhënien e informacionit për të miturit që mbështesin“marrëdhëniet seksuale jo tradicionale”.

Në lojë po futen edhe liderët autoritarët në Amerikën e Jugut dhe Evropën Perëndimore. Studiuesi i çështjeve ndërkombëtare Tobias Cremer, ka treguar se shumë nga të ashtuquajturit nacionalistë të krishterë që popullojnë lëvizjet e ekstremit të djathtë në të dy anët e Atlantikut, në fakt nuk janë dhe aq fetarë.

Ata janë të motivuar nga qëndrimet nativiste dhe kundër emigrantëve, dhe më pas kapen pas simboleve të krishtera për t’i ndarë njerëzit në “ata”dhe “ne”. Për shembull, në Gjermani grupi i ekstremit të djathtë që shfaq në mënyrë agresive identitetin e tij të krishterë, nuk mbështetet aq shumë nga votuesit që janë vërtetë fetarë.

Në një studim tjetër të Qendrës Berkli, Cremer shkruan se ekstremistët amerikanë të krahut të djathtë “parakalojnë nëpër rrugë me kryqet e krishtera, përdorin imazhe të Kryqtarëve në memet e tyre, madje mund të kërkojnë edhe aleanca me grupet konservatore të krishtera”.

Por sipas tij referenca të tilla nuk kanë të bëjnë me besimin e vërtetë, universal dhe gjithnjë e më të larmishëm tek Jezu Krishti, që praktikohet sot nga shumica dërrmuese e kishave në SHBA.

Përkundrazi, me identitetin e bardhë, politika kristiane është shndërruar kryesisht në një “Krishterim” ​​të laicizuar:një shënues identitetar kulturor dhe në një simbol të të bardhëve, që është i këmbyeshëm me simbolet neo-pagane.

Këta autoritarë të veshur me petkun fetar, kanë provokuar një reagim anti-fetar midis atyre që kuptohet se e lidhin tani fenë me autoritarizmin dhe nativizmin. Nivelet në rritje dhe të pashembullta të laicizmit në Evropë dhe SHBA gjatë dekadave të fundit, nuk kanë prodhuar luftëra më pak të egra kulturore dhe shpirtërore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK GJEN QETËSI/ Greqia "shkundet" nga 3 tërmete brenda pak orëve, ja ku ishin epiqendrat
Previous article STUDIMI/ Pse konsumi i tepërt i kripës mund të jetë i rrezikshëm dhe të dëmtojë organet tuaja

Delo.autor

Postime të ngjashme

EUROPA "SHKRIHET" NGA I NXEHTI/ 48 rajone franceze në alarm, mbyllen shkolla e anulohen trena Botë

EUROPA "SHKRIHET" NGA I NXEHTI/ 48 rajone franceze në alarm, mbyllen shkolla e anulohen trena

PAS RAUNDIT NË ZVICËR/ Kina bën thirrje për avancim në bisedimet SHBA–Iran Botë

PAS RAUNDIT NË ZVICËR/ Kina bën thirrje për avancim në bisedimet SHBA–Iran

BRITANI E MADHE/ Andy Burnham shpall kandidaturën për kreun e Partisë Laburiste pas dorëheqjes së Keir Starmer Botë

BRITANI E MADHE/ Andy Burnham shpall kandidaturën për kreun e Partisë Laburiste pas dorëheqjes së Keir Starmer

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT