• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ANALIZA/ Ja si kapitalizmi ndihmoi në shpërndarjen e epidemisë
Home
Nderkombetare

ANALIZA/ Ja si kapitalizmi ndihmoi në shpërndarjen e epidemisë

3 May, 2020 F.autor Botë, Nderkombetare

Gjuhëtar, filozof, shkencëtar, teoricien i komunikimit, akademik, aktivist politik dhe eseist i madh amerikan shpjegon idenë e tij mbi shkaqet e krizës shëndetësore në botë.

Një nga arsyet pse bota u gjet kaq e papërgatitur në përballimin e epiemisë ? “Kapitalizmi Neoliberal”

Janë fjalët e Noam Chomsky, gjuhëtar dhe filozof amerikan, Sipas intelektualit të shquar amerikan i intervistuar nga Agjensia spanjolle EFE, “mbas asaj që ndodhi si pasojë e epidemisë së SARS në 2003 shkencëtarët e dinin që do të vinin të tjera pandemi, ndoshta të llojit të koronaviruseve. Nga ai moment do të ishte e mundur të përgatiteshin dhe ta trajtonin siç ndodh me gripin, por nuk u bë, sepse tregjet thonë që nuk ka përfitim për tu pregatitur për një katastrofë që ndodhet jo shumë pranë”. Ja pse, këmbngulë Chomsky, nëse nuk kuptojmë këtë koncept dhe nuk ndërhyjmë kundër neglizhencës dhe arrogancës së qeverive të ashtëquajtura neo liberale që i përgjigjen eskluzivisht vetëm logjikës së tregjeve, “ herës tjetër që do të na ndodh dicka e ngjashme, do jetë më e rëndë se kjo”.

Shëmbulli i Amerikës që, siç pohon Chomsky, “e administruan pandeminë në një mënyrë surreale” duke filluar nga Shkurti, domethënë nga periudha që u rregjistruan të infektuarit e parë. E gjithë administrate e Trump, përfshi edhe Presidentin janë fajtorë, dhe siç shpjegon filozofi për këtë administrim të keq të emergjencës. “Pikërtisht në Shkurt – Trump ka prezantuar disa Bilance që ja vlen të analizohen. Shkurtime në Qendrën për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve dhe në fusha të tjera që lidhen me shëndetin. Shkurtime në mes të një pandemie, duke rritur ndërkohë financimin e industrive të energjisë fosile, shpenzimeve ushtarake, murin e famshëm … E gjitha kjo flet shumë për natyrën e buratinëve psikopatik që udhëheqin qeverinë dhe janë shkaku i gjëndjes së keqe ku ndodhet vendi”.

Gjithmonë duke ju përgjigjur një pyetje për qeverinë e Washingtonit dhe në veçanti mbi Donald Trump, Chomsky deklaron që ai ” është i aftë që në njërën dorë të mbajë një banderolë ku shkruhet “Ju dua, jam shpëtimtari juaj, kini besim tek unë pasi unë punoj ditë e natë për ju” dhe me dorën tjetër ti godasë mbrapa shpine. Kjo është mënyra që ju drejtohet edhe zgjedhësve të vet që e adhurojnë pavarësisht nga ajo që ai bën. Dhe për këtë ndihmohet nga fenomenet mediatike të përbëra nga Fox News, Rush Limbaugh, Breitbart… ose të vetmet media që shikojnë republikanët.

Nëse një ditë Trump do të thotë “është thjesht një grip, harrojeni” – shton Chomsky – ata do ta konfirmojnë, do të thonë që është thjesht një grip dhe se duhet harruar. Nëse ditën tjetër do thotë që është një pandemi e tmerrshme dhe se ishte i pari që e kuptoi, do bërtasin të gjithë dhe do të thonë që ai është personazhi më i mirë në histori. Në të njëjtën mënyrë, ai shikon Fox News çdo mëngjes dhe vendos çfarë i leverdis të thotë. Eshtë dicka impresionuese. Rupert Murdoch, Limbaugh dhe psikopatët e Shtëpisë së Bardhë po e çojnë vendin në shkatërrim “.

Kusuri i botës

Përgjatë intervistës Noam Chomsky foli edhe se si vendet e tjera i janë përgjigjur emergjencës shëndetësore.

“Kjo që po ndodh në nivel ndërkombëtar është shokuese – thotë filozofi amerikan – Eshtë kjo gjëja që e quajnë Bashkimi Europian. Dëgjojmë fjalën ‘bashkim’. Ok, shikoni Gjermaninë, që po e administron shumë mirë krizën … Në Itali kriza është akute … Janë duke pranuar ndihmë nga Gjermania ? Jo, fatmirësisht po marrin ndihma, por nga një “superfuqi” si Kuba, që dërgon mjek. Ose nga Kina, që po dërgon materiale dhe ndihma. Por nuk po marrin asistencë nga shtete e pasura të Bashkimit Europian. Dhe kjo flet shumë.

Kombi që tregoi një “ndërkombtarizëm autentik”, nënvizon Chomsky, është Kuba. E cila, “e vendosur nën shtrëngim ekonomik mbytës nga ana e Amerikës, për kush e di cfarë mrekullie ja arriti të mbijetojë, për të vazhduar ti tregojë botës cfarë është ndërkombtarizmi. E njëjta gjë ama nuk mund të thuhet për Shtete e bashkuara të Amerikës, sepse ajo që duhet bërë është të fajësojmë kubanezët për dhunim të të drejtave të njeriut- thotë me ton ironik Chomsky – Ndërkohë realisht shkejet më të rënda të të drejtave të njeriut hasen në jug-lindje të Kubës, në një vend të quajtur Guantanamo, që Shtetet e Bashkuara të Amerikës e morën me dhunë dhe refuzojnë ta kthejnë. Një person i arsimuar dhe i bindur duhet tja hedh fajin Kinës, të risjell në skenë “rrezikun e verdhë” dhe të thotë që kinezët janë duke ardhur për të na shkatërruar; ne jemi të mrekullueshëm “.

Globalizimi

Temë tjetër e prekur nga filozofi dhe gjuhëtari është ajo e globalizimit. “Nuk ka asgjë të gabuar me vetë globalizimin” – thotë Chomsky -. Pyetja është: cfarë forme globalizimi ? Kjo që është zhvilluar dhe është nën kujdesin e neoliberizmit. Eshtë kjo që kanë projektuar. Ka pasuruar njerzit më të pasur dhe ka vendosur një pushtet të pamatë në duart e korporatave dhe monopoleve. Ka sjellë gjithashtu edhe një formë ekonomie shumë të brishtë, të bazuar mbi një model biznesi efikas duke i bërë gjërat me koston më minimale të mundshme. Kjo logjikë bën që për shembull Spitalet mos të kenë disa gjëra pasi nuk janë efikase.

Tashmë – vazhdon Chomsky – ky sistem i brishtë po shkërmoqet sepse nuk mund të përballojë diçka që shkoi shtremëbr “. Gjithashtu sipas të intervistuarit ky sistem “mund të na coj tek Shtetet autoritar dhe shtypës, që forcojnë modelin neoliberal. Nevojitet ta kujtojmë gjithmonë, kapitalizmiu nuk dorëzohet. Ata pretendojnë akoma më shumë fonde për Industrinë e karburanteve nga fosilet, duke shkatërruar edhe rregullat që ofrojnë një lloj mbrojtjeje,…

Në mes të pandemisë në SH.B.A., janë eleminuar rregullat që kufizojnë emetimin e merkurit dhe substancave të tjera të dëmshme … Kjo do të thotë të vrasësh sa më shumë fëmijë amerikanë dhe të shkatërrosh mjedisin. Ata nuk ndalen. Dhe nëse askush nuk kundërshton, kjo është bota që do të na mbetet. “Prandaj ndryshimi do të varet” nga të rinjtë dhe nga reagimi i popullatës botërore “, përfundon Chomsky.

Përktheu Brizida Gjikondi

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PUBLIKOHEN RREGULLAT/ Si duhet të veprojnë nxënësit kur të rifillojë mësimi, një e nga një dhe me maska
Previous article SHPËRNDARJA E NDIHMAVE/ Rama: Vijojmë papushim deri në fund të luftës

F.autor

Postime të ngjashme

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin Botë

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT