• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ANALIZA/ Ja pse Salvini po e çon Italinë në zgjedhje të parakohshme
Home
Nderkombetare

ANALIZA/ Ja pse Salvini po e çon Italinë në zgjedhje të parakohshme

11 August, 2019 Lubjana.autor Botë, Nderkombetare

Matteo Salvini ka vendosur që të rrezikojë gjithçka për gjithçka.

Në fund i është nënshtruar presioneve të Lega Nord, Ligës së vërtetë, që prej muajsh kërkonte prishjen e koalicionit me Lëvizjen 5 Yje për të sjellë zgjedhje të parakohshme. Se pse e bëri tani në kohë pushimesh, kjo nuk mund të thuhet me siguri.

Rastet për ta bërë këtë nuk kanë munguar më herët. Nëse nuk ka ndodhur është sepse deri dje Salvini ushqente dyshime mbi mundësinë e shkaktimit të krizës në këto momente. Pastaj diçka ndryshoi.

Çështja e trenave të shpejtësisë së lartë për të cilën po debatohet është vetëm një alibi.

Një arsye më e qendrueshme është mungesa e marrëveshjes për autonominë. Mbi këtë, ama, nuk mund të prishej me rrezikun e një fushatë elektorale veriu kundër jugut. Edhe shkurtimi i parlamentarëve ka pasur ndikim. Reforma kushtetuese duhej të ishte mbyllur në parlament në shtator. Kërkesa eventuale për referendum do të zgjaste kohën e aplikimit. Pa llogaritur faktin se votimet pas shkurtimit të numrit do të sillnin një reduktim drastik të përfaqësisë parlamentare të fituesve eventualë.

E pastaj është edhe ligji i buxhetit 2020. Deri më sot shumë mendonin se Salvini do të preferonte ta hartonte buxhetin me Lëvizjen 5 Yjet. Por tashmë duket qartë se ka ndryshuar mendim. Thotë se është i gatshëm që ta bëjë vetëm, pas votimeve. Në realitet, nuk është aspak e qartë se kush do ta bëjë.

Është e vështirë që zgjedhjet  të mund të mbahen më herët sesa fundi i tetorit.në atë pikë, ose do të jetë qeveria në detyrë, cilado qoftë, që do të marrë përsipër përgjegjësinë ose do të jetë qeveria e re e zgjedhur nga votuesit.

Salvinit i shkojnë për mbarë të dyja variantet.

Por këto faktorë nuk mjaftojnë për të shpjeguar plotësisht vendimet e Salvinit.

Pa zgjedhjet europiane dhe të dhënat e sondazheve nuk do të kishte krizë. Lega është akoma në nivelin e 35%. Sipas një sondazhi të publikuar sëfundmi  shumica e italianëve preferon votën e besimit për qeverinë  Conte. Është shumë e mundshme që këto të dhëna, në kombinim me presionin e legistëve të veriut kanë bërë që lideri i Lega Nord të ndryshojë qendrim.

Ai është bindur tashmë se i intereson që të shkojë në votë menjëherë duke synuar që të marrë mazhorancën absolute të vendeve në parlament. Vetëm apo me koalicion? Vendimi është delikat.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PRITJA E GJATË PËR KALIMIN E NEYMAR SOLLI GABIMIN FATAL/ Trajneri Valverde: S’flas më për...
Previous article SULMI NË XHAMINË NË OSLO/ Gjendet e vdekur një grua, dyshohet se ka lidhje...

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë Botë

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT