• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ANALIZA E VOA: Rrjetet shqiptare të drogës në Itali zëvendësojnë marijuanën me kokainën
Home
Breaking News

ANALIZA E VOA: Rrjetet shqiptare të drogës në Itali zëvendësojnë marijuanën me kokainën

7 August, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Rrjetet shqiptare të narkotikëve po përfshihen gjithnjë e më shumë në Itali në trafikun dhe shpërndarjen e kokainës ndryshe nga vitet e mëparshme kur ishin aktive në transportimin e marijuanës përmes hapësirës detare me Shqipërinë dhe shpërndarjen në tregun e brendshëm italian.

Raporti i fundit i antidrogës italiane 2023 që u referohet të dhënave policore përgjatë vitit 2022 pohon se rreth 1200 shqiptarë u denoncuan në prokuroi nga antidroga italiane në vitin 2022 për aktivitet në transportin dhe shpërndarjen e kokainës nga 1127 që ishin denoncuar më 2021.

Ndërkohë në transportimin dhe shpërndarjen e kanabisit në vitin 2022 u denoncuan 239 shtetas shqiptarë nga 300 që ishin denoncuar në vitin 2021 me një rënie prej 20,33%.

Një rënie të ndjeshme pësoi edhe numri i autorëve shqiptarë të denoncuar për aktivitetin në transportimin dhe shpërndarjen e marijuanës ku gjatë vitit 2022 u denoncuan 62 autorë nga 149 që ishin denoncuar në vitin 2021.

Raporti vlerëson rolin e autoriteteve policore shqiptare dhe atyre italiane në bllokimin e trafikut të marijuanës në hapësirën detare mes të dy vendeve. Raporti i antidrogës italiane vlerëson se numri i shqiptarëve të përfshirë në fushën e narkotikëve në vitin 2022 dhe të denoncuar pranë organeve gjyqësore italiane pësoi një rënie të lehtë me 1562 persona krahasuar me vitin 2021 kur ishin denoncuar në autoritetet gjyqësore 1599 persona. Raporti i antidrogës italiane sjell analiza për aktivitetin e rrjeteve të huaja të drogës.

“Krahas aktivizimit “tradicional” në fushën e trafikut të drogës rrjetet konfirmojnë aftësinë e tyre për të zhvilluar skema komplekse për pastrim parash dhe evazion fiskal, si dhe transferimin e kapitalit jashtë Italisë, thuhet në raport.

Sipas antidrogës italiane rrjetet shqiptare, nga pikëpamja strukturore shpesh organizohen në grupe të vogla me një bazë familjare.

“Grupet kriminale shqiptare karakterizohen nga aftësia për të ruajtur lidhjet me vendin e origjinës dhe nga aftësia për të kërkuar projeksione ndërkombëtare në tregtimin e substancave narkotike”, vlerëson raporti.

“Në disa raste, thuhet në raport është vënë re funksionimi i grupeve të vogla, shpesh multietnike; nga ana tjetër, është vënë re një aftësi e jashtëzakonshme për të zhvilluar trafikun ndërkombëtar të drogës në nivele të larta, të kryera nga struktura të mëdha kriminale të organizuara sipas skemave tipike mafioze, me disponueshmëri të burimeve të mëdha financiare.

Sipas raportit të antidrogës italiane “afërsia gjeografike midis Italisë dhe Shqipërisë ka lehtësuar me kalimin e kohës zhvillimin e marrëdhënieve të drejtpërdrejta midis grupeve kriminale puliane dhe shqiptare, veçanërisht për furnizimin, ruajtjen dhe tregtimin e lëndëve narkotike.

Raporti përmend disa operacione të mëdha policore të zhvilluara në rajone të ndryshme të Italisë kundër drogës përgjatë viti 2022 ku në pranga kanë përfunduar dhjetëra shtetas shqiptarë dhe italianë.

“Në janar të vitit 2022 “Guardia di Finanza” e Brindizit zbuloi aktivitetin e rrjeteve italio-shqiptare me ekzekutimin e 23 masave të sigurimit me burg, ndaj shtetasve italianë dhe shqiptarë.

“Grupi shqiptar, së bashku me shtetas italianë, mundi të importonte ngarkesa të konsiderueshme heroine dhe kokaine në provincën e Brindizit, të ardhura përkatësisht nga Turqia – nëpërmjet rrugës ballkanike – dhe nga Holanda,”, thuhet ne raport.

Raporti i antidrogës italiane sjell hollësi për mënyrën e organizmit të rrjeteve të drogës.

“Të dyshuarit, të vetëdijshëm për vëmendjen e mundshme nga forcat e policisë ndaj tyre, mbanin kontakte me furnitorët dhe klientët, duke përdorur pajisje telefonike të koduara, të cilat garantonin “komunikim të sigurt”, si dhe bllokues frekuencash, për të penguar çdo përgjim të komunikimit “midis njerëzve” dhe vendndodhjen GPS të makinave. Pagesa e ngarkesave të drogës bëhej kryesisht me dërgimin fizik të parave drejt Shqipërisë, me anë të “shoferëve”, që operonin në linjën e autobusit në seksionin Vlorë – Italia Veriore, thuhet në raport.

Raporti përmend gjithashtu një operacion të gjerë në Bolonja ku një organizatë italio-shqiptare ishte përfshirë në shitjen e kokainës, hashashit dhe marijuanës. “Në muajin korrik të vitin 2022 u dhanë 31 masa të paraburgimit ndaj të shtetasve shqiptarë dhe italianë përgjegjës për trafikun e drogës dhe tregtimin e drogës”, thuhet në raport lidhur me këtë rast./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TË FTUAR NË NJË DASMË/ Luiz Ejlli poston foto me Kiara Titon dhe nënën e tij
Previous article DOSSIER/ Historia tronditëse e tregtarëve dhe e pasanikëve beratas që s’dorëzonin arin: I pari u qëllua me revole pas veshit

s.autor

Postime të ngjashme

U MBYT NË LIQENIN E ULZËS DY DITË MË PARË/ Nxirret nga uji trupi i 37-vjeçarit Aktualitet

U MBYT NË LIQENIN E ULZËS DY DITË MË PARË/ Nxirret nga uji trupi i 37-vjeçarit

HETIME PËR FALSIFIKIM DOKUMENTASH NË KADASTRËN E DIBRËS/ Prokuroria lëshon 14 masa sigurie, përfshirë dhe ish-kandidati i PS Aktualitet

HETIME PËR FALSIFIKIM DOKUMENTASH NË KADASTRËN E DIBRËS/ Prokuroria lëshon 14 masa sigurie, përfshirë dhe ish-kandidati i PS

FOTOLAJM/ Flamingot ‘vijnë’ në protestë, paradë para kryeministrisë Aktualitet

FOTOLAJM/ Flamingot ‘vijnë’ në protestë, paradë para kryeministrisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT