• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ANALIZA E REL: Irani heq kufizimin për raketat, Evropa në rrezik
Home
Rajon

ANALIZA E REL: Irani heq kufizimin për raketat, Evropa në rrezik

22 March, 2026 s.autor Rajon

Për vite të tëra, Irani ka deklaruar se kishte kufizuar rrezen e veprimit të raketave të tij balistike në 2.000 kilometra.

Ajatollah Ali Khamenei, udhëheqësi i atëhershëm suprem i Iranit, kishte thënë më 2021 se kishte vendosur këtë kufizim pavarësisht kundërshtimeve nga figurat ushtarake, duke e paraqitur si zgjedhje të qëllimshme.

Ajo zgjedhje, sipas zyrtarëve ushtarakë iranianë, ishte sinjal se Evropa nuk ishte në shënjestër të Iranit.

Më 21 mars, dy javë pas vrasjes të Khameneit gjatë luftës të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit me Iranin, Teherani lëshoi dy raketa balistike drejt Diego Garcia, një bazë e përbashkët ushtarake e SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar në Oqeanin Indian që gjendet rreth 4.000 kilometra nga territori iranian.

Kufizimi duket se më nuk ekziston.

Raketat nuk goditën objektivin e tyre: njëra dështoi gjatë fluturimet dhe tjetrën e rrëzoi një luftanije amerikane. Analistët theksojnë se goditja e bazës Diego Garcia kërkon ulje drastike të ngarkesës shpërthyese të vendosur në raketën më të avancuar me rreze të gjatë të veprimit të Iranit, Khorramshahr-4, dhe ngarkesa të ishte vetëm një pjesë e vogël e peshës së saj normale, duke ngritur pikëpyetje serioze lidhur me saktësinë e goditjes mbi oqean të hapur.

Por, në këtë rast, sipas ekspertëve, thelbi i këtij veprimi ishte sinjali.

“Rregullat e lojës kanë ndryshuar”, tha për Radion Evropa e Lirë, Michael Horowitz, ekspert i pavarur i mbrojtjes me seli në Izrael.

“Irani është në luftë për mbijetesë dhe po merr vendime afatshkurtra. Për vite të tëra, Teherani e ka trajtuar kufizimin e tij prej 2.000 kilometrash si mënyrë për të qetësuar rajonin dhe për të ruajtur njëkohësisht parandalimin”, tha ai. “Tani kjo logjikë po i lë vendin diçka më urgjente: demonstrimin se Irani ende mund të shkaktojë kosto dhe se kapaciteti i tij shkon përtej fqinjësisë së tij të afërt”.

Kolapsimi i këtij kufizimi brenda pak ditësh pas vdekjes së Khameneit është e vështirë të shihet si rastësi. Limiti prej 2.000 kilometrash kurrë nuk ka qenë një kufizim teknik – programi raketor i Iranit e tejkalon atë – por, më shumë si një kufizim politik, i mbajtur në fuqi nga Khamenei pavarësisht rezistencës së raportuar nga Garda Revolucionare Islamike.

Danny Citrinowicz, analist i sigurisë në Institutin për Studime të Sigurisë Kombëtare me seli në Tel Aviv, ia atribuon sulmin “ndryshimit të balancës së pushtetit brenda Iranit” dhe “rritjes së doniminimit” të Gardës Revolucionare.

“Irani që po shfaqet ka të ngjarë të sillet më pak i aktor i kujdesshëm dhe që llogaritë, ashtu siç e kemi njohur dhe më shumë si një sistem që e toleron rrezikun”, tha ai.

Ajatollah Mojtaba Khamenei, që pasoi babanë e tij si udhëheqës suprem më 8 mars, ende duhet që ta konsolidojë autoritetin. Në fakt, ai nuk është parë në publik që nga marrja e detyrës. Nëse përpjekja për ta goditur bazën Diego Garcia është urdhëruar nga udhëheqësi i ri suprem apo është nxitur nga Garda Revolucionare, që nuk është më e kufizuar nga rregullat e vjetra, rezultati është i njëjtë: kufizimi që kishte qenë në fuqi për vite të tëra është zhbërë pothuajse menjëherë.

Horowitz argumentoi se përpjekja për të goditur bazën Diego Garcia shfaq dobësinë e Iranit po aq sa edhe kapacitetin e tij.

“Sa më shumë që struktura e tij ekzistuese e parandalimit shpërbëhet, aq më tërheqëse bëhen aftësitë bërthamore dhe raketat me rreze më të gjatë si zëvendësuese”, tha ai. “Irani nuk mund të shihet më si një kërcënim i kufizuar në Lindjen e Mesme. Ai po ndërton kapacitete që synojnë të rrisin koston edhe për kundërshtarët më të largët”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HISTORIKE/ Pas 50 vitesh, lind vajza e parë në fshatin italian dhe ajo është shqiptare!
Previous article E RËNDË/ E reja nga Kosova u gjet e pajetë në një hotel, e pësojnë dy administratorët e biznesit

s.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi… Rajon

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi…

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm Rajon

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT