• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ANALIZA E ADN-SË ZBARDHI GRABITJEN E ÇIFTIT LAZE/ Autori i arrestua në Rinas: Më shtyu Markelian Cungu
Home
Aktualitet
Kronikë

ANALIZA E ADN-SË ZBARDHI GRABITJEN E ÇIFTIT LAZE/ Autori i arrestua në Rinas: Më shtyu Markelian Cungu

4 February, 2020 k.autor Aktualitet, Kronikë

Një analizë ADN-je ka sjellë zbardhjen e grabitjes dhe tentativës së vrasjes në Allias të ndodhur mesnatën e 19 janarit 2020 në dëm të shtetasve Petrit dhe Afërdita Laze. Kjo analizë shkencore është arritur të kryhet falë, marrjes së një kampioni pështyme në një nga maskat e gjetura jo shumë larg vendit të ngjarjes, ku rezultati i kësaj analize ka çuar në identifikimin e njërit prej autorëve pjesëmarrës në këtë grabitje Fatjon Mertënikaj. 28-vjeçari është arrestuar ditën e djeshme nga policia, e cila në bashkëpunim edhe me prokurorinë e Tiranës,kanë arritur të zbardhin këtë ngjarje të rëndë, ku veç Mernikaj është identifikuar dhe shpallur në kërkim e Markelian Cungu, ky i fundit një vjedhës serial në Tiranë dhe jo vetëm.

“Plani për grabitjen e çiftit Laze në Allias të Tiranës, është thurur nga Markelian Cungu”-kështu ka deklaruar në polici pas arrestimit Fatjon Mertnikaj. Ky i fundit ka shtuar se plani është ideuar nga Markeliani, madje ai kishte siguruar armët, një automatik dhe një pistoletë, ku automatikun ja kishte dhënë Fatjonit ndërsa pistoletën Markeliani e ka mbajtur vetë. Gjatë rrëfimit në polici, 28-vjeçari ka treguar se Markelian Cungu, i kishte thënë që të shkonin të vidhnin një banesë, pasi aty nuk kishte njeri.

“Më dha automatikun ndërsa pistoletën e mbajti vetë, kemi hyrë në banesë natën vonë, pasi Markeliani më tha se në shtëpi nuk banonte njeri. Por jemi ndeshur me përballjen e të zotit të shtëpisë, ndaj dhe kemi reaguar me armë…”-ka treguar Fatjon Mertnikaj.

Ky i fundit ka shtuar se ditën e ngjarjes ishin veshur me përparëse grash ngjyrë të zeza dhe me maska. Pikërisht në njërën prej këtyre maskave të sekuestruara jo shumë larg vendit të ngjarjes, policia ka arritur të nxjerrë kampione pështyme, ku pas analizave në laboratorin e policisë shkencore është arritur të identifikohet se njeriu që kishte marrë pjesë në këtë grabitje me pasoja të rënda, ishte Fatjon Mërtnikaj. Ky i fundit para arrestimit është thirrur në polici dy herë, ku I është marrë kampion pështyme dhe urine, ku sigurisht është marrë në pyetje. Por shoqërimi disa herë në polici, solli dhe shqetësimin e 28-vjeçarit i cili ka kuptuar se po i ngushtohej liria dhe mund të arrestohej. Për t’iu shmangur një arrestimi të mundshëm, Mertnikaj mbrëmjen e djeshme është nisur me taksi nga Tirana në drejtim të Rinasit ku kishte planifikuar largimin e tij nga Shqipëria në drejtim të Italisë me qëllim shmangien e procedurave të hetimit. Pritet që në ditët në vijim 28-vjeçari i arrestuar të dalë para gjykatës së Tiranës për tu njohur me masën e sigurisë “arrest në burg”, ndërsa për Markelian Cungun është marrë masa “arrestit në burg” në mungesë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ÇFARË PO NDODH ME "JASHTËTOKËSORIN"? 19 goditje pa asnjë gol në dy ndeshjet e fundit…
Previous article "BOSH"/ Kim Kardashian dhe Kanye West hapin dyert e shtëpisë, por... (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

ZJARR MASIV NË PYLLIN E SINICËS NË DEVOLL/ 11 zjarrfikës dhe 3 punonjës pyjorë në terren Aktualitet

ZJARR MASIV NË PYLLIN E SINICËS NË DEVOLL/ 11 zjarrfikës dhe 3 punonjës pyjorë në terren

TJETËR AKSIDENT NË FIER/ Automjeti "merr para" një person me biçikletë Aktualitet

TJETËR AKSIDENT NË FIER/ Automjeti "merr para" një person me biçikletë

E RËNDË NË VELIPOJË/ I shpërtheu tubi i gazit në mjetin lundrues, 39-vjeçari pëson djegie në trup Aktualitet

E RËNDË NË VELIPOJË/ I shpërtheu tubi i gazit në mjetin lundrues, 39-vjeçari pëson djegie në trup

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT