• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
ANALIZA/ Bizneset e vogla e të mesme gjallërojnë kreditimin bankar
Home
Ekonomi

ANALIZA/ Bizneset e vogla e të mesme gjallërojnë kreditimin bankar

16 August, 2019 k.autor Ekonomi

Kredia për biznese është rritur në tremujorin e dytë 2019, duke konfirmuar tendencën e shfaqur në fund të vitit 2018. Në ndryshim nga tremujori i parë, ky përmirësim ka ardhur nga kreditimi i ndërmarrjeve të vogla e të mesme, njoftoi dje Banka e Shqipërisë. Ndërkohë, edhe kredia për individë ka ruajtur norma të ngjashme rritjeje me një tremujor më pare.

Biznesi

Kredia për biznese prej vitesh ka dominuar portofolin e kredisë bankare, duke pasqyruar strukturën e financimit të ekonomisë shqiptare me bazë sektorin bankar. Në fillimet e dekadës, kredia për biznese përfaqësonte rreth 61% të kredisë për sektorin privat, raport i cili është rritur në 66% aktualisht. Në raport me prodhimin e brendshëm bruto, ky portofol kulmoi në vitin 2012 në 27.2%, por në vitet më pas ka qenë përgjithësisht në një tendencë rënëse, e ndikuar nga ritmet e rritjes më të ulëta të aktivitetit kreditues për këtë segment krahasuar me rritjen ekonomike.

Në tremujorin e dytë të vitit 2019, kredia për biznese u rrit me 7.3 miliardë lekë, duke u reflektuar në përmirësimin e ritmeve të rritjes së këtij portofoli në 7.2% (6.2% në mars ’19).

Përmirësimi i ritmeve të rritjes së portofolit të kredisë për bizneset është mbështetur më së shumti nga kredia për biznesin e vogël dhe të mesëm (NVM), e cila u rrit me rreth 4.5 miliardë lekë gjatë tremujorit të dytë. Në terma vjetorë, ritmet e rritjes së kredisë për NVM-të janë përshpejtuar në mesatarisht 9%, ose 4 pikë përqindje më shumë se në tremujorin e parë. Brenda kësaj kategorie, zhvillimet pozitive janë vërejtur veçanërisht në kredinë për bizneset e vogla. Ritmet e rritjes së kredisë për korporatat janë ngadalësuar në 5.3%, krahasuar me 6.2% në tremujorin e pare.

Në këndvështrimin afatgjatë, sektori bankar ka financuar kryesisht bizneset që veprojnë në sektorin e tregtisë, hoteleve dhe restoranteve. Në qershor të vitit 2019, kredia për këtë sektor përbënte rreth 45% të totalit të kredisë për biznese, duke shfaqur qëndrueshmëri ndër vite. Nga ana tjetër, bujqësia mbetet sektori më pak i kredituar nga sektori bankar. Kredia për këtë sektor zë një peshë të vogël ndaj totalit të financimit të bizneseve, prej 1.4%.

Normat e interesit për bizneset kanë rënë në tremujorin e dytë 2019, ndërsa kushtet e tjera të kreditimit shfaqen lehtësisht shtrënguese. Norma mesatare e interesit për kredinë në lekë dhënë bizneseve private në tremujorin e dytë u ul në 6.4%, nga 6.8% që shënonte mesatarisht një tremujor më parë dhe në vitin e kaluar.

Individët

Kredia për individë ndaj PBB-së vlerësohet në rreth 12.2%, në fund të gjashtëmujorit të parë të vitit. Ky raport është luhatur në të njëjtat nivele në tre vitet e fundit. Në terma më afatshkurtër, kredia për individë ka shënuar norma të ngjashme rritjeje me tremujorin e parë, duke ndjekur përgjithësisht një trajektore ngadalësuese që prej një viti. Në tremujorin e dytë të vitit, kredia për individë shënoi rritje vjetore me rreth 6.4%, krahasuar me normën prej 6.7% në tremujorin e kaluar. Ndryshimet tremujore të tepricës së kredisë tregojnë për kontribut më të lartë të kredisë konsumatore në këtë tremujor, e cila është shfaqur e plogësht në tre tremujorët paraardhës.

Analiza sipas shpërndarjes gjeografike tregon për përqendrim të kredisë për individë në Qarkun e Tiranës, rreth 60% e saj. Në terma të portofolëve, kjo sjellje është më e dukshme në segmentin e kredisë hipotekare (rreth 67.4%), e cila reflekton dhe përqendrimin më të madh të kërkesës për blerje banesash në këtë qark, por edhe zhvillimin më të shpejtë urban dhe demografik të kësaj zone. Nga ana tjetër, shpërndarja gjeografike e kredisë konsumatore rezulton më e njëtrajtshme, ku vetëm 46.3% e kredisë për këtë segment është e përqendruar në Rrethin e Tiranës. Normat e interesit e kredisë për individë kanë mbetur të pandryshuar në tremujorin e dytë 2019. Kushtet e tjera të kreditimit vijojnë të mbeten në kahun lehtësues. Normat e interesit për kreditë në lekë për individë, në tremujorin e dytë, nuk kanë ndryshuar nga tremujori i kaluar. Interesi mesatar për kreditë për individë në këtë tremujor rezultoi 6.6%, i njëjtë me tremujorin paraardhës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E ARMANDO GJINIT/ Ja tre pistat ku po hetohet, nga gjakmarrja, te prishja e pazareve të drogës dhe borxhet
Previous article "MOS HARRONI SE..."/ Leonardo "hedh dritë" mbi të ardhmen e Neymarit: Duhet t’i analizojmë të gjitha!

k.autor

Postime të ngjashme

KRIZA E KARBURANTEVE/ Transporti publik, 116 subjekte përfitojnë rreth 120 milionë lekë kompensim nga Tatimet Ekonomi

KRIZA E KARBURANTEVE/ Transporti publik, 116 subjekte përfitojnë rreth 120 milionë lekë kompensim nga Tatimet

"PAKETA FISKALE 2027"/ ‘Manifaktura’ me 6 kërkesa konkrete: Lehtësim tatimi për pagat, skemë grantesh dhe rishikim tarifash doganore! Eksportet në janar-korrik ranë 55 mln € Ekonomi

"PAKETA FISKALE 2027"/ ‘Manifaktura’ me 6 kërkesa konkrete: Lehtësim tatimi për pagat, skemë grantesh dhe rishikim tarifash doganore! Eksportet në janar-korrik ranë 55 mln €

KOMPESIMI I FERMERËVE PËRMES AUTOFATURËS/ Administrata Tatimore, mbi 4 mijë aplikime në 2 muaj Ekonomi

KOMPESIMI I FERMERËVE PËRMES AUTOFATURËS/ Administrata Tatimore, mbi 4 mijë aplikime në 2 muaj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT