• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ANA E ERRËT E TELEGRAM/ Platforma konsiderohet tërheqëse për të kryer aktivitete të paligjshme
Home
Teknologji

ANA E ERRËT E TELEGRAM/ Platforma konsiderohet tërheqëse për të kryer aktivitete të paligjshme

28 August, 2024 s.autor Teknologji

Aplikacioni i mesazheve Telegram është vënë në qendër të vëmendjes pas arrestimit të Pavel Durov, themeluesit ruso-francez të kësaj platforme. Miliarderi 39-vjeçar u arrestua më 24 gusht në Paris pas kërkesës së një njësie speciale që funksionon në kuadër të Ministrisë së Brendshme të Francës, e cila merret me hetimin e krimeve kundër të miturve.

Telegrami u themelua nga Durovi dhe vëllai i tij në vitin 2013 pas shtypjes së protestave masive prodemokracisë nga qeveria ruse në fund të vitit 2011. Një prej avantazheve që ka Telegrami është kodimi i mesazheve dhe anonimiteti i përdoruesve. Në grupe komunikimi, numri i telefonit të përdoruesve nuk është i dukshëm.

Aktualisht kjo platfomë ka rreth një miliard përdorues, shumica prej tyre janë në Rusi, Ukrainë dhe ish-republikat e tjera sovjetike. Telegrami është platforma e tretë më e madhe e komunikimit në botë pas WhatsAppit dhe Messengerit. Ky aplikacion është parë si mjet që mund të shfrytëzohet nga të shtypurit.

Në vitin 2018, Rusia bllokoi Telegramin pasi Durov refuzoi të zbatonte një urdhër të gjykatës për t’i dhënë shërbimeve të sigurisë shtetërore akses në mesazhet e koduara të përdoruesve të tij. Urdhri i ndalimit asokohe shkaktoi protesta masive në Moskë, por ai vendim u anulua në vitin 2021.

Gjatë protestave në Bjellorusi në vitin 2020, Telegrami ishte kyç për organizimin dhe ndarjen e informacionit. Ndërsa në Iran, Telegrami besohet se ka 40 milionë përdorues dhe në vitin 2018 ishte burimi kryesor i informimit teksa protestat antiqeveritare u përhapën në mbarë vendin.

Për shkak të mesazheve të koduara, Telegrami konsiderohet tërheqës për personat që merren me aktivitete të paligjshme, por edhe si një mjet për përhapjen e dezinformimit.

Në vitin 2022, Berlini vendosi një gjobë mbi 5 milionë euro kundër operatorëve të Telegramit për mosrespektim të ligjeve gjermane.

Që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022, aplikacioni i mesazheve është përdorur gjithnjë e më shumë nga Kremlini, por edhe nga autoritetet në Kiev.

Popullariteti në rritje i Telegramit ka nxitur nisjen e hetimeve nga disa vende në Europë, përfshirë Francën pas shqetësimeve të sigurisë dhe shkeljeve lidhur me këtë platformë.

Ky aplikacion duke reagur pas arrestimit të shefi të tij ekzekutiv Pavel Durov, u shpreh se Telegrami u përmbahet ligjeve të Bashkimit Europian, përfshirë Aktin e Shërbimeve Dixhitale dhe se moderimi i tij është brenda standardeve të kësaj industrie.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HAPJA E URËS SË IBRIT/ Kurti: Po i bëjmë punët e shtëpisë
Previous article SHERRI FATAL PËR NJË VEND PARKIMI NË BELGJIKË/ Dëshmia: Shpëtim Ajazi u vra para syve të gruas dhe djalit 15-vjeçar

s.autor

Postime të ngjashme

MARRËVESHJA MILIONA DOLLARËSHE/ SpaceX siguron  firmos në sektorin e inteligjencës artificiale Teknologji

MARRËVESHJA MILIONA DOLLARËSHE/ SpaceX siguron firmos në sektorin e inteligjencës artificiale

PËR HERË TË PARË NË SHQIPËRI/ Projektligj i posaçëm për Inteligjencën Artificiale! Mbikëqyrje për sistemet IA me rrezik Aktualitet

PËR HERË TË PARË NË SHQIPËRI/ Projektligj i posaçëm për Inteligjencën Artificiale! Mbikëqyrje për sistemet IA me rrezik

GOOGLE VENDOS KUFIJ PËR VIDEOT ME AI NË YOUTUBE/ Përmbajtja artificiale do të etiketohet qartë Teknologji

GOOGLE VENDOS KUFIJ PËR VIDEOT ME AI NË YOUTUBE/ Përmbajtja artificiale do të etiketohet qartë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT