Operatori i Sistemit të Energjisë Elektrike lajmëron se po vijon me punën me rivënien e energjisë në disa zona në kryeqytet.
Rrugët kryesore pa energji janë: “Myslym Keta”, “Aleksandër Moisu”, pjesërisht zona e “Paskuqanit”, zona e “Freskut”, dhe zona e “Babrrusë”.
Sot do të ketë mungesë energjie edhe në nënstacionin e Kinostudios.
Linja 110 kv ka patur dëmtim, dhe po vijon puna nga OST per të rivënie në punë këtë linjë.
Përgatiti: AlpeNews.al


