• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
AMF NDRYSHON RREGULLOREN/ Mbikëqyrja e Byros Shqiptare të Sigurimit
Home
Ekonomi

AMF NDRYSHON RREGULLOREN/ Mbikëqyrja e Byros Shqiptare të Sigurimit

11 September, 2018 k.autor Ekonomi

 Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare duket se ka fokusuar së fundmi vëmendjen tek Byroja Shqiptare e Sigurimit ku pas ndryshimit të kreut të saj, marrjes së disa kompetencave lidhur me zbatimin e vendimeve në rastet kur nuk respektohet afati radha ka ardhur tek mbikëqyrja dhe raporti. Në një mbledhje të pak ditëve më parë AMF ka vendosur që të bëjë ndryshime në rregulloren “ Për standardet e raportimit dhe të mbikëqyrjes së Byrosë Shqiptare të Sigurimit. Kjo rregullore në vetvete ka si objekt të saj përcaktimin e rregullave të qarta për mënyrën sesi mbikëqyret BSHS, përmbajtjen që kanë këto raportime si dhe afatet e raportimit të saj pranë Autoritetit.

Konkretisht ndryshimet kanë prekur dy pika të cilat janë pjesë e nenit 4 dhe që lidhet me mënyrat e mbikëqyrjes. Kështu pika dy e këtij neni sipas vendimit të AMF përcakton se tashmë “mbikëqyrja nëpërmjet raportimit periodik kryhet nga Zyra e Mbikëqyrjes së BSHS/ Departamenti i Mbikëqyrjes së Tregut të Sigurimeve të cilët shqyrtojnë raportimet periodike të Byrosë.

Po kështu është ndryshuar edhe pika 4 duke theksuar se cila është drejtoria që mbikëqyr dhe bën rikujtesat për raportimin e Byrosë pranë AMF. “Zyra e Mbikëqyrjes së BSHS/Departamenti i Mbikëqyrjes së Tregut të Sigurimeve ndjekin zbatimin e afateve të raportimit të Byrosë dhe bëjnë kërkesa apo rikujtesa përkatëse” thuhet në këtë pikë të ndryshuar tashmë.

Fokusi tek Byroja nga ana e AMF ka qenë e shtuar për shkak të problematikës me Fondin e Kompensimit dhe mungesën e vullnetit nga ky institucion për të respektuar vendimet që miratoheshin nga ana e mbikëqyrësit. Pas një periudhe të gjate ngërçi në korrik të këtij viti në krye të Byrosë u vendos një drejtuese e re, Anila Hoxha që erdhi si propozim i Asamblesë së Byrosë së Sigurimit dhe kaloi provën tek AMF por që këtë pozicion do ta mbajë për 6 muaj me të drejtë riemërimi. Në gusht AMF vendosi që të merrte edhe një vendim tjetër ku merrte disa kompetenca të Byrosë.

Në rastet  kur kjo e fundit nuk bën shpërndarjen  e praktikave të dëmeve pranë shoqërive të sigurimeve. AMF përmes një shtese në rregulloren “Për krijimin, llogaritjen, financimin, administrimin e fondit të kompensimit dhe kryerjen e pagesave të dëmeve” merr përsipër atributet.

“Nëqoftëse Byroja Shqiptare e Sigurimit nuk bën shpërndarjen e praktikave të dëmeve të fondit të kompensimit tek shoqëritë e sigurimit anëtarë të saj sipas vlerave respektive të detyrimit të tyre, shpërndarja për pagesë tek shoqëritë e sigurimit, do të bëhet nga vetë Autoriteti.

Byroja Shqiptare e Sigurimit brenda 7 ditëve nga data e marrjes dijeni nga Autoriteti të shpërndarjes së praktikës do të vijojë me dërgimin e autorizimit dhe kopjen e praktikës tek shoqëria e sigurimit e caktuar nga Autoriteti. Shoqëria e sigurimit ndjek procedurën e rimbursimit sipas parashikimeve të kësaj rregulloreje” thuhet në shtesën e bërë nga AMF.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GARANCIA NË ZGJEDHJE/ Pjerin Ndreu: Vetting në politikë pa drejtësi të pastruar nuk ka si të ketë
Previous article E PABESUESHME/ KOSOVA arrin një tjetër fitore, vendos rekord bashkë me Spanjën (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

ULET ÇMIMI I NAFTËS NË BURSË/ Ibrahimaj: Pushon së funksionuari Bordi i Transparencës Ekonomi

ULET ÇMIMI I NAFTËS NË BURSË/ Ibrahimaj: Pushon së funksionuari Bordi i Transparencës

BORDI I TRANSPARENCËS PUBLIKON ÇMIMET E REJA/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS PUBLIKON ÇMIMET E REJA/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

RIVLERËSIMI I PROVAVE SJELL PËRFITIME TË MËDHA/ Qytetarët dhe bizneset kursejnë 84 milionë euro në vetëm 3 muaj Ekonomi

RIVLERËSIMI I PROVAVE SJELL PËRFITIME TË MËDHA/ Qytetarët dhe bizneset kursejnë 84 milionë euro në vetëm 3 muaj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT