• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Amerikanët, ultimatum: Nuk ka Vetting me Llallën kryeprokuror, mandati i tij duhet të mbyllet!
Home
Aktualitet
Drejtësi

Amerikanët, ultimatum: Nuk ka Vetting me Llallën kryeprokuror, mandati i tij duhet të mbyllet!

24 November, 2017 sidorela.editor Aktualitet, Drejtësi

Per largimin e Adriatik Llalles nga drejtimi i Prokurorise, tashme jane te gjithe te bindur. Madje dhe njeri nder besimtaret me te forte ne zgjatjen e mandatit te tij dhe dy vite, kreu i PD.

Sot për herë të parë Lulzim Basha artikuloi kundërshtinë totale, siç tha ai, ndaj mazhorancës për të zgjedhur Kryeprokurorin e ri, qoftë edhe atë të përkohshëm në mbarim të mandatit të Adriatik Llallës, i cili duket se mori një vulë zyrtare një ditë më parë nga OPDAT dhe Euralius.

Të ftuar në Top Story për të diskutuar për këtë debat të fundit në arenën politike shqiptare janë Skënder Minxhozi, Agron Gjekmarkaj, Arjan Vasjari dhe Alfred Lela.

Analisti Skënder Minxhozi shprehet se ajo çfarë po kërkon SHBA, është vijimi i procesit të Vettingu-t pa kryeprokurorin aktual Adriatik Llalla, të cilit i përfundon së shpejti edhe mandati.

“Amerikanët japin mesazhet që nuk mund të ketë Vetting me zotin Llalla. Unë kështu e lexoj. Mandati i tij duhet të mbyllet”, u shpreh Minxhozi.

Ndërsa për Arjan Vasjarin debati nuk është për zëvendësimin e Llallës, por tashmë kutia e Pandorës është hapur dhe skandalet nuk mund të fshihen më.

“Argumentet e deritanishme, ne duhet të futemi në logjikën e reformës së re në drejtësi. Ne kemi arritur një fitore të madhe dhe duhet të shkëputemi njëherë e mirë nga ideja që Kryeprokurorin e ka përcaktuar njëra palë dhe tani ta përcaktojë pala tjetër. Tashmë kutia e Pandorës është hapur dhe skandalet nuk mund të fshihen më. Për mendimin tim nuk ka shqetësim do iki apo do qëndrojë zoti Llalla”, u shpreh Arjan Vasjari.

Ndërkohë që Alfred Lela shprehet se Opozita ka të drejtën e saj të ngrejë zërin për parametrat e zgjedhjes së Kryeprokurorit.

“Diskutimi është për parametrat e zgjedhjes, kush e zgjedh, kush janë kandidaturat. Në këtë aspekt opozita ka të drejtën e saj”, tha Lela.

Në lidhje me akuzat e fundit e opozitës për për publikime të pritshme të fakteve që komprometojnë së paku dy bashkiakë të tjerë të Partisë Socialiste, Lela shprehet se situatën në terren e paraqet më së miri prania si rrallë më parë në studiot televizive të gazetarëve të kronikës.

“Ka qenë një stinë lajmesh të forta e zhvillime intensive. Vendin kryesor në studion televizive e kanë zënë gazetarët e kronikës së zezë, ata që mund të interpretojnë më mirë këtë, janë gazetarë që merren me prokurorinë, policinë. Kjo tregon shumë. Ky interpretim takohet me atë që ndodh në terren. Lidhet edhe me deklaratat e fundit, një prej të cilave edhe ajo e ambasadorit të SHBA në OSBE”, tha Lela.

Ndërsa Agron Gjekmarkaj vlerëson se deklaratat e Bashës për zgjedhjen e Kryeprokurorit janë si një kopje e Ramës vite më parë./TemA/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEO/ Arrestohet Albin Kurti, në pranga edhe deputetet Albulena Haxhiu e Donika Kadaj
Previous article Arrestohet mësuesja që përdorte drogë në orë të mësimit

sidorela.editor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT