• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“Amerikanët dhe shqiptarët po përgatisin aksion ushtarak për të futur nën kontroll veriun e Kosovës”
Home
Rajon

“Amerikanët dhe shqiptarët po përgatisin aksion ushtarak për të futur nën kontroll veriun e Kosovës”

8 April, 2018 Ina.Autor Rajon

Mediat serbe vazhdojnë të spekulojnë dhe të plasojnë plane e teori konspirative në lidhje me Kosovën. Artikulli i fundit, i publikuar nga një gazetë serbe, thotë se, “amerikanët, në bashkëpunim me ekstremistët shqiptarë janë duke përgatitur një aksion ushtarak në veri të Kosovës, përmes të cilit planifikojnë ta vënë nën kontrollin këtë territor”. “Pasi dështoi provokimi me rastin e arrestimit brutal të drejtorit të Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Marko Gjuriq, amerikanët tani duan të provokojnë një incident të ri, i cili do të shërbejë si një pretekst për sulmin përfundimtar”, shkruan “Srbija Danas”, përcjell Telegrafi. Sipas këtij portali, “strategjia për ‘pushtimin e botës’, siç thonë burimet, është duke u hartuar në bazën e NATO-s në Bondsteel dhe sulmi është shtyrë vetëm për shkak se Uashingtoni nuk është ende i sigurt nëse presidenti Aleksandar Vuçiç dërgojë ushtrinë serbe në Kosovë!”

Më tej në artikull thuhet se “Njëkohësisht me përgatitjen e pushtimit të veriut të Kosovës, Perëndimi i dërgon një mesazh të qartë Beogradit se çfarë mund t’i ndodhë nëse nuk është ‘bashkëpunues’”. “Vetëm një njeri budalla mund të mendoj se Stjepan Mesiç, i dëshmuar si njeri që urren serbët, rastësisht erdhi në Novi Pazar të pështyjë mbi Serbinë, dhe se Aleksandar Oxhiç, lideri i partisë separatiste të Vojvodinës dhe partner i koalicionit me Sasha Jankoviç, me ditë të tëra rastësisht thërret për luftë në Vojvodinë! Këto janë të gjitha sinjale të qarta për Serbinë se çfarë mund të ndodhë nëse nuk është ‘bashkëpunuese’ në raport me Kosovën. Krahas kësaj, amerikanët në bazën e tyre në Kosovë po përgatisin një plan ushtarak për të sulmuar veriun e Kosovës. Ata do të përpiqen të provokojnë Beogradin për incidente, siç ishte arrestimi brutal i Gjuriçit, sepse kanë nevojë për justifikim në ndërhyrjen ushtarake. E vetmja gjë që për shkak të cilës amerikanët e shtyjnë këtë plan është frika se Vuçiç menjëherë do të dërgojë ushtrinë në Kosovë dhe se ushtria mund të ketë mbështetje të rëndësishme nga Rusia”, citon mediumi serb, një diplomat të lartë perëndimor, që sipas serbëve, këmbënguli në anonimitet. Ndërsa askush nga kreu i shtetit nuk ka dashur komentojë këto “zbulime”, eksperti serb i sigurisë Milani Petriç, tregon se presioni i orkestruar mbi Serbinë erdhi pasi ajo kërkoi në mënyrë të vendosur formimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

“Gjithçka gjë që ka ndodhur ditëve të fundit është një përpjekje për disiplinimin e Serbisë dhe presidentit Vuçiç, i cili guxoi të kërkojë që Prishtina të përfundimisht të përmbush detyrimet, sipas marrëveshjes së Brukselit. Serbisë iu bë e qartë se duhet të heshtë, sepse mund të fundoset. Aksioni i ROSU në veri të Kosovës ishte një prekje e terrenit. Ishte një përpjekje e frikësimit dhe një manovrim politik, qëllimi i të cilit ishte të shmangte formimin e Asociacionit. Ata llogaritën në gabimin e Beogradit, por Prishtina gaboi në llogari. Thaçi dhe Haradinaj janë të vetëdijshëm se pa mbështetjen ushtarake të Perëndimit, mund të bëjnë asgjë në veri të Kosovës”, tha Petriç. Ish oficer i lartë i Shërbimit serb të Inteligjencës, Luban Karan, vlerëson se kemi të bëjmë me një fushate të orkestruar për të bërë presion mbi qeverinë serbe me qëllim të ndryshimit të politikës shtetërore.

“Duke provokuar një kaos të kontrolluar në disa zona krizash njëkohësisht, Perëndimi dëshiron të krijojë rrëmujë dhe të detyrojë Beogradin të ndërmarr hap të gabuar. Paralelisht me këtë grumbullohen të dhëna nga jeta private e individëve të caktuar, mbi të gjithë për Vuçiçin, në mënyrë që me një komprometim eventual të bëhet presion personal mbi të. Kjo ‘luftë hibride’ do të zgjasë për një periudhë dhe nëse nuk tregon rezultat, atëherë mund të presim një qasje më agresive ndaj veriut të Kosovës, duke përfshirë edhe aktivizimin e forcave ushtarake”, thotë Karan.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Nuk keni ngrënë shëndetshëm? Vetëm këto 4 ushqime e korrigjojnë gabimin tuaj
Previous article Transferimi në destinacion turistik/ Reportazhi që media italiane i kushtoi Shqiperisë (VIDEO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

MOMENTE PANIKU NË GREQI/ Defekti në motor shkakton thyerjen e dritares së avionit Rajon

MOMENTE PANIKU NË GREQI/ Defekti në motor shkakton thyerjen e dritares së avionit

ZJARR PRANË BIZNESEVE NË GREQI/ 6 të plagosur, dy në gjendje kritike. Helikopterë dhe dhjetëra zjarrfikës në operacion Rajon

ZJARR PRANË BIZNESEVE NË GREQI/ 6 të plagosur, dy në gjendje kritike. Helikopterë dhe dhjetëra zjarrfikës në operacion

KOSOVË/ Kryeministri Kurti: BE ka miratuar 206 milionë euro fonde Rajon

KOSOVË/ Kryeministri Kurti: BE ka miratuar 206 milionë euro fonde

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT