• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Amerika u ndërpret ndihmat 200 mln dollarëshe palestinezëve
Home
Nderkombetare

Amerika u ndërpret ndihmat 200 mln dollarëshe palestinezëve

25 August, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka urdhëruar ndryshim destinacioni të mbi 200 milionë dollarë ndihmave ekonomike, që ishin caktuar për Gazën dhe Bregun Perëndimor.

Një zyrtar i Departamentit të Shtetit tha se vendimi është marrë pas një procesi rishikimi, “për t’u garantuar se këto fonde shpenzohen në përputhje me interesat kombëtare amerikane”. Vendimi vjen pasi më parë janë ndalur edhe rreth 65 milionë dollarë nga agjencia e OKB-së për ndihmat ndaj palestinezëve.

Marrëdhëniet mes palestinezëve dhe Shteteve të Bashkuara janë vështirësuar së tepërmi, që prej ardhjes së Trumpit në krye të Shtëpisë së Bardhë.

 

Por, ato kapën nivelin më të ulët, pasi Amerika njohu Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit në dhjetor të vitit 2017. Për pasojë, palestinezët thanë se Shtetet e Bashkuara nuk mund të vijonin me rolin e tyre të ndërmjetësit, në procesin e paqes me izraelitët, duke pezulluar kështu kontaktet me ta.

Administrata amerikane, ndërkohë, pezulloi në qershor ndihmat për palestinezët derisa të kryhej një rishikim bazuar mbi Aktin “Taylor Force”, një ligj që synonte të detyronte Autoritetin Palestinez të ndalej së dhëni pagesa për familjet e individëve të dënuar për terrorizëm ndaj Izraelit.

Të premten, zëdhënësi i DASH-it tha se vendimi për të “kanalizuar” fondet në “projekte të prioritetit më të lartë” është bërë pas këtij rishikimi, por nuk tha se ku do të shkonin paratë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROMOVIMI I SHKODRËS/ VIDEO: Të rinjtë vijojnë "misionin" e tyre. Tregojnë atraksionet kryesore në qytet
Previous article DESTINACIONI "PUKË": Kuzhina lokale në formën e tërheqjes së turistëve të huaj

k.autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT