• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AMERIKA NË ZI/ Uashingtoni përgatitet t’i bëjë homazhe Presidentit Bush
Home
Nderkombetare

AMERIKA NË ZI/ Uashingtoni përgatitet t’i bëjë homazhe Presidentit Bush

3 December, 2018 Isa.Autor Botë, Nderkombetare

Uashingtoni përgatitet t’i bëjë homazhe Presidentit të ndjerë amerikan George Herbert Walker Bush, i cili u nda nga jeta të premten në shtetin e tij të Teksasit në moshën 94-vjeçare. Trupi i tij do të vendoset këtë javë në selinë e Kongresit. Ndërkaq, njerëz nga i gjithë vendi dhe bota vazhdojnë të përkujtojnë me nderim presidentin e 41-të të Shteteve të Bashkuara.

George Herbert Walker Bush udhëhoqi vendin në periudhën e mbarimit të Luftës së Ftohtë dhe ishte protagonist i një fitoreje vendimtare në luftën e Gjirit. Ai shërbeu si president, nënpresident, drejtor i CIA-s, ambasador, ligjvënës dhe pilot i Marinës. George H.W. Bush kujtohet me nderim nga të gjithë.

Donald Trump: “Ishte një njeri i shkëlqyer dhe do të na mungojë. Ai pati një jetë të plotë dhe shembullore.”

Të njëjtat ndjenja shprehin edhe qytetarët e zakonshëm amerikanë.

“Ishte hero lufe, zotni dhe burrë shteti. I dashur nga të gjithë. Ai i bashkonte njerëzit. Më pëlqen fakti që Klintonët dhe Bushët u bënë miq të mirë dhe shpresoj të kemi më shumë njerëz si ai në të ardhmen”.

Vizioni i tij, i shpallur në fushatën e suksesshme presidenciale të vitit 1988, për një “komb më të butë dhe më mirëdashës” është në kontrast të plotë me politikat e ashpra partiake që shihen sot apo me sulmet e pa filtruara që mbushin Twitterin.

Colin Powell, ish- shef i shtatmadhorisë: “Ishte një jetë me nder, jetë e një preokupimi të plotë për popullin amerikan … Ai ishte një patriot, e tregoi këtë në luftë, e tregoi edhe në paqe”.

“Ai arriti vërtet shumë dhe e bëri këtë me shumë mjeshtëri. Ai e njihte politikën e jashtme, e kuptonte mirë. Ai bëri që Lufta e Ftohtë të merrte fund në mënyrë paqësore.”

Edhe udhëheqësit e huaj po e nderojnë kujtimin e ish-presidentit George Herbert Walker Bush.

“Ai është ati, ose një nga etërit e bashkimit gjerman dhe ne nuk do ta harrojmë kurrë këtë.”

Jo të gjithë e kujtojnë ish-presidentin me respekt. Të tillë janë për shembull disa irakianë, të cilët kujtojnë sesi vendi i tyre u dëbua nga Kuvajti në vitin 1991.

“Historia nuk do ta nderojë Bushin e Vjetër, sepse ai sulmoi një vend paqësor që nuk e sfidoi Amerikën. Sulmet ajrore ishin një turp dhe do të mbeten ajo që ai lë pas.”

Tetë vjet pas largimit të tij nga Shtëpia e Bardhë, i biri George W. Bush, u bë president, duke e zgjeruar gjurmën e fortë të kësaj familjeje në Amerikë dhe në botë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TALENTI ARGJENTINAS/ PSG e gjen në Rusi pasuesin e Thiago Mottas
Previous article VRASJA QË TRONDITI BERLININ/ Zbulohen motivet e EKZEKUTIMIT të 47 vjeçarit SHQIPTAR. U vra për një...

Isa.Autor

Postime të ngjashme

"99% TË KOHËS BIEM DAKORD..."/ Netanyahu mohon përçarjen me Trump Botë

"99% TË KOHËS BIEM DAKORD..."/ Netanyahu mohon përçarjen me Trump

TRUMP FLET ME ZELENSKYN DHE PUTIN/ Rifillojnë përpjekjet për paqe në Ukrainë Botë

TRUMP FLET ME ZELENSKYN DHE PUTIN/ Rifillojnë përpjekjet për paqe në Ukrainë

“AMERIKA NUK KA QENË KURRË MË E FORTË”/ Trump uron Pavarësinë me një fjalim të fuqishëm Botë

“AMERIKA NUK KA QENË KURRË MË E FORTË”/ Trump uron Pavarësinë me një fjalim të fuqishëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT