E ndërsa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës stuhitë dhe dimri i acartë ka ‘paralizuar’ disa qytete

ekstremi i kundërt është duke ndodhur në Australi.
Shërbimet emergjente në juglindje të saj kanë këshilluar njerëzit që të qëndrojnë brenda shtëpive kjo pasi temperaturat e larta kanë përshirë vendin.
Mediat e huaja bëjnë me dije se temperaturat janë aq të larta sa në disa vende ka nis të shkrihet asfalti.
Moti i nxehtë ‘katastrofik’ ka shkaktuar probleme në autostradën ‘Hume’ afër Melbourne, derisa asfalti ka nis të shkrihet. Në shtetin e Victorias problem është bërë edhe zjarri.
Temperaturat pritet të arrijnë në 40 gradë celcius në juglindje derisa në disa shtete parashihen temperatura deri në 45 gradë celsius.
Më 2009 zjarret kishin shkatërruar mijëra shtëpi në Victoria, duke lënë të vdekur 173 persona dhe lënduar 414 të tjerë në ditën që në media ishte cilësuar si ‘e shtuna e zezë’.







