Kryeministri Rama e ka nisur aktivitetin e tij interaktiv ditën e sotme me një tjetër tematikë.
Rama ka publikuar një video ku listohen disa arsye shumë specifike se përse shumë prej shtetasve italianë kanë përzgjedhur të jetojnë në vendin tonë.
Madje njëri prej tyre Massimo rrëfen se paguhet më mirë si kuzhinier këtu se në Itali.
“Më përpara shqiptarët vinin në Itali për të punuar dhe për ta pasur një të ardhme më të mirë ndërsa sot ne italianët vijmë këtu sepse e shohim këtu në Shqipëri të ardhmen. Hahet mirë, jetohet mirë, paguhesh mirë, është Amerikë” – thotë njëri prej tyre.
“Mirëmëngjes dhe me këtë reportazh të medias italiane mbi arsyet pse një numër i konsiderueshëm qytetarësh italianë kanë zgjedhur të jetojnë e punojnë në Shqipëri, ju uroj një ditë të mbarë,” shkruan kreu i qeverisë Rama në postimin e tij në “Facebook”.
Përgatiti: AlpeNews.al
MIRËMËNGJES 😃dhe me këtë reportazh të medias italiane mbi arsyet pse një numër i konsiderueshëm qytetarësh italianë kanë zgjedhur të jetojnë e punojnë në Shqipëri, ju uroj një ditë të mbarë 🇦🇱🇮🇹
Posted by Edi Rama on Saturday, January 20, 2018


