Bashkia e Tiranës pas rikonstruksionit total të Amfiteatrit tek Parku i Liqenit Artificial në Tiranë, stolat e vjetër i ka rivendosur në hapësira publike.
Administrimi i pasurive publike në Tiranë është një nga modelet që ka zgjedhur Bashkia e Tiranës në shërbim të qytetarëve.
“Pse t’i shpërdorojmë gjërat, kur mund t’i ripërdorim sërish?!. I mbani mend stolat e vjetër të Amfiteatrit, nëse keni nostalgji mund t’i gjeni sërish te bisedat e reja në Parkun e Madh!”, shprehet Bashkia e Tiranës.
Rivendosja e stolave të vjetër të Amfiteatrit në hapësira publike bënë kalimin mes të shkuarës, gjendjen ku ishte Amfiteatri dhe rimodelimin sot duke e kthyer në një skenë moderne të kuruar deri në detaj.