• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ambasadorja gjermane: Shqipëria ka bërë PROGRES me reformën në drejtësi, model për Ballkanin
Home
Shqipëri

Ambasadorja gjermane: Shqipëria ka bërë PROGRES me reformën në drejtësi, model për Ballkanin

13 April, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

“Zbatimi i suksesshëm i reformës në drejtësi është një sinjal i rëndësishëm para së gjithash për njerëzit në Shqipëri, të cilët duan të shohin progres në shndërrimin e pakthyeshëm të Shqipërisë lidhur me demokracinë dhe shtetin ligjor në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE”,deklaron ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Susanne Schütz.

Gjatë një pritjeje të përbashkët me Delegacionin e BE-së dhe shtetet e BE-së, që marrin pjesë në konsorciumin e EURALIUS-it, diplomatja gjermane falënderoi misionin EURALIUS IV (European Assistance Mission to the Albanian Justice System).

“Falë angazhimit të palodhur të ekipit të EURALIUS-it dhe bashkëpunimit të shkëlqyer me partnerët në drejtësi, parlament dhe qeveri, reforma në drejtësinë shqiptare ka çuar në ndryshime substanciale të kushtetutës shqiptare dhe në duzina ligjesh dhe dispozitash ligjore”, theksoi ambasadorja.

“Duhet thënë që ende ka shumë për të bërë, por arritjet janë të konsiderueshme dhe shërbejnë në një farë kuptimi edhe si model për vende të tjera të rajonit“, deklaroi Schutz.

Ambasadorja shprehu bindjen se “procesi i Vetting-ut është çelësi i kapërcimit të korrupsionit tejet të përhapur dhe i një lufte më efikase kundër kriminalitetit në Shqipëri”.

EURALIUS është një projekt i Bashkimit Europian për mbështetjen teknike të organeve të drejtësisë duke synuar përafrimin e aftësisë së tyre operative me standardet e BE-së.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Golovkin: Jam pa rival, të gjithë kanë frikë të duelojnë me mua
Previous article Rimarrja e titullit, presidenti i Skënderbeut Takaj: Titujt nuk fitohen me VKM (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë Politikë

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë

RAMA MBLEDH QEVERINË NË POGRADEC/ Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin Breaking News

RAMA MBLEDH QEVERINË NË POGRADEC/ Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin

"SHQIPËRIA ME MIQ DHE FAMILJE"/ Richard Grenell zgjedh Vlorën për të kaluar pushimet verore Politikë

"SHQIPËRIA ME MIQ DHE FAMILJE"/ Richard Grenell zgjedh Vlorën për të kaluar pushimet verore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT