• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AMBASADORJA E RE E SHBA NE TIRANE/ Kush është Kathleen Kavalec? Një eksperte e çështjeve ruse për Shqipërinë
Home
Shqipëri

AMBASADORJA E RE E SHBA NE TIRANE/ Kush është Kathleen Kavalec? Një eksperte e çështjeve ruse për Shqipërinë

26 June, 2018 g.autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Pas përfundimit të mandatit të tij si diplomat i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu u largua nga Shqipëria për të vazhduar aktivitetin e tij të diplomacisë në një vend tjetër.

Një emër konkret ka mbërritur sot nga ShBA-të në zyrën e Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme.

Ajo është zëvendës ndihmëssekretarja për Zyrën e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit Kathleen Kavalec.

Kathleen Kavalec e ka marrë detyrën si zëvendësndihmëssekretare në gusht 2015. Në këtë cilësi, ajo është përgjegjëse për Rusinë dhe për Zyrën e Çështjeve Rajonale. Më parë ajo ka shërbyer si Drejtore për Çështjet Ruse në të njëjtën Zyrë.

Në një periudhë më të hershme Kathleen Kavalec ka qenë Zëvendës Shefe e Misionit dhe Zëvendës Delegate e Përhershme në Misionin e SHBA në UNESCO, në Paris (2010-2013).

Në periudhën 2009-2010, Kavalec ishte Zëvendës Koordinatore për Asistencën e SHBA për Evropën, Eurazinë dhe Azinë Qendrore.

Nw vitet 2008 – 2009 ajo ka shërbyer edhe si Drejtore e Parandalimit të Konflikteve në Zyrën e Koordinimit për Rindërtim e Stabilizim. Detyrat jashtë vendit kanë përfshirë edhe ture në Ukrainë, Rusi, Rumani e Brazil.

Në një moment ku Shqipëria po tenton që të marrë “portofolin e vendit negociator” në BE një ambasador i fortë dhe i qëndrueshëm i ShBA-së do të ishte një “as nën mëngë” për politikën shqiptare.

Kjo e fundit duke theksuar se ish-ambasadori Lu në janar të këtij viti erdhi me një deklaratë të fortë për ata që quhen “peshqit e mëdhenj”. Deklaratë e cila doli të jetë thjeshtë veç një e tillë.

/AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Manchester United dëshiron të afrojë beniaminin e Milanit
Previous article ERGYS MËRTIRI/ Veliaj përçan artistët në ata të oborrit dhe ata të taborit

g.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi! Aktualitet

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi!

DITA 32 E DY E TUBIMIT/ Protestuesit para Kryeministrisë: Policia tejkaloi kompetencat Aktualitet

DITA 32 E DY E TUBIMIT/ Protestuesit para Kryeministrisë: Policia tejkaloi kompetencat

“SHQIPËRIA NË RRUGËN E DUHUR DREJTË BE”/ Kancelari i Austrisë: Unioni të mbajë premtimet për vendet kandidate Politikë

“SHQIPËRIA NË RRUGËN E DUHUR DREJTË BE”/ Kancelari i Austrisë: Unioni të mbajë premtimet për vendet kandidate

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT