• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ambasadori Christian Berger/ Kalendar takimesh Turqi-BE deri në fund të vitit
Home
Botë

Ambasadori Christian Berger/ Kalendar takimesh Turqi-BE deri në fund të vitit

8 November, 2017 irahetemaj Botë

Kreu i delegacionit të Bashkimit Evropian (BE) në Turqi, Christian Berger, tha se BE-ja gjithmonë do të gjejë një mënyrë për të bashkëpunuar me vendin pavarësisht nga historia e marrëdhënieve mes Ankarasë dhe Unionit.

 

Ambasadori Christian Berger foli gjithashtu për marrëveshjen e migrantëve Turqi-BE dhe paralajmëroi një numër takimesh të nivelit të lartë që do të realizohen përpara fundit të vitit. Në një intervistë për Anadolu Agency (AA), ai tha: “Ne kemi pasur probleme politike në të kaluarën, ka pasur shumë batica dhe zbatica në historinë e marrëdhënieve BE-Turqi”. “Por, ne gjithmonë gjejmë një mënyrë për ta tejkaluar këtë dhe gjejmë mënyrë të përshtatshme për të komunikuar, duke bashkëpunuar për të mirën e Evropës dhe Turqisë”, shtoi ai.

 

Berger tha se një numër takimesh të nivelit të lartë mbi energjinë, transportin dhe çështjet ekonomike do të mbahen në fund të nëntorit dhe javën e parë të dhjetorit në Bruksel, fillimisht të planifikuar në një takim Turqi-BE më parë këtë vit. “Këtu në Ankara do të kemi një takim mbi antiterrorizmin dhe çështjet e përbashkëta të sigurisë. Kalendari nga tani deri në fund të vitit është mjaft i plotë”, theksoi Berger.

BE-ja dhe Turqia filluan negociatat e anëtarësimit në vitin 2005, por bisedimet pësuan ngërç për shkak të problemit të Qipros dhe kundërshtimit të disa qeverive të BE-së për anëtarësimin e plotë të Ankarasë. Marrëdhëniet e Ankarasë me disa vende anëtare të BE-së pësuan vështirësi të mëtejshme gjatë muajve të fundit, pasi liderët turq kritikuan homologët e tyre për mos shfaqjen e solidaritetit me Ankaranë pas përpjekjes për grusht shteti në korrik të vitit 2016 dhe ofrimin e mbështetjes për grupet armiqësore ndaj Turqisë.

Çështja e refugjatëve
Duke iu referuar marrëveshjes BE-Turqi që parashihte ofrimin e tre miliardë eurove për të mbështetur refugjatët që strehohen në Turqi, Berger tha: “Pasi të kemi shpenzuar shumën e parave, ne do të mendojmë për vazhdimin e saj”. Turqia aktualisht strehon numrin më të madh të refugjatëve sirianë në botë. Berger tha se BE-ja do të vlerësojë se sa para janë shpenzuar dhe çfarë nevojitet në të ardhmen. Duke theksuar se pjesa e parë prej tre miliardë eurosh është pranë plotësimit dhe duke aluduar në një shumë tjetër të ngjashme, Berger tha: “Ne do të kemi një takim në nëntor në Bruksel për të folur për implementimin e kësaj. Deri në fund të këtij viti, tre miliardat e para duhet të kompletohen plotësisht”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Rudina Magjistari shumë vite në ekran/ Ja cili është profesioni i saj i vërtetë
Previous article VIDEO/ “Tate du fuston”, kombëtarja shqiptare "ngre në këmbë" Turqinë

irahetemaj

Postime të ngjashme

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë Botë

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT