• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ambasadori amerikan Delawie: Pa normalizim të raporteve me Serbinë s’ka BE dhe NATO për Kosovën
Home
Rajon

Ambasadori amerikan Delawie: Pa normalizim të raporteve me Serbinë s’ka BE dhe NATO për Kosovën

30 June, 2018 k.autor Rajon

Kosova nuk do të mundë të anëtarësohet në BE dhe në NATO pa arritur normalizim me Serbinë. Kështu ka deklaruar dje ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie, me rastin e festimit të Ditës së Pavarësisë së SHBA-së.
Sipas tij, Kosova duhet t’i tejkalojë dallimet me Serbinë dhe të negociojë marrëveshjen përfundimtare në dialog.

“Kosova paguan çmimin çdo ditë, çdo muaj, çdo vit për faktin thellësisht zhgënjyes se sovraniteti dhe pavarësia juaj ende nuk pranohen nga të gjithë. Ky çmim është ekonomik, komercial, politik dhe shoqëror. Edhe unë jam po aq i kënaqur sa ju nga ky realitet i hidhur, por fakti qëndron se ju po e paguani këtë çmim”, ka deklaruar Delawie, duke shtuar se Kosova e paguan këtë çmim sa herë që ndërmarrjet e huaja e anashkalojnë investimin në një vend, ligjshmëria e të cilit vihet në dyshim.

“Ju e bartni barrën e asaj që bizneset ndërkombëtare e quajnë rrezik politik. Çmimi afatgjatë i kësaj pengese njëmend është i pallogaritshëm. Kjo është barra e rëndë e fusnotës që Kosova ende e bart. Për mua kjo do të thotë se nuk keni zgjidhje tjetër përveç zgjidhjes përfundimtare të marrëdhënies suaj me Serbinë dhe sa më herët e bëni këtë, aq më mirë”, ka theksuar Delawie.

Sipas tij, Kosova e ka edhe një kodër tjetër për t’u ngjitur. “Luftimi i korrupsionit dhe përmirësimi i besimit të opinionit publik. Zyrtarët publikë në një demokraci kanë detyrim që t’i japin llogari popullit të vet, i cili ua paguan pagat dhe që ta vënë shtetin në vend të parë, mbi interesat personale ose politike”.

Një kulturë, sipas Delawie, që vë interesat e vendit mbi përfitimin personal dhe lufta sistematike dhe e vazhdueshme kundër korrupsionit janë thelbësore për gjithçka që Kosova shpreson t’i përmbushë. “Përballuni me sfidat para jush dhe Kosova mund t’i arrijë qëllimet për të ndërtuar një ekonomi të larmishme dhe dinamike, për të zhvilluar marrëdhënie produktive e paqësore me fqinjët e saj dhe siç thuhet në Kushtetutën e saj ‘për të ndërtuar të ardhmen e Kosovës si vend i lirë, demokratik, paqedashës që do të jetë atdheu i të gjithë qytetarëve të vet’”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Mbi 100 të vdekur nga kolera, njerëzit besojnë ende se shkaktohet nga...
Previous article “Portugalia varet nga Cristiano? Fitova një kafe, sepse kisha vënë bast që do ma bënit këtë pyetje”

k.autor

Postime të ngjashme

"KASAPI I BALLKANIT" ME FUNERAL / Serbia do t’i japë nderime Ratko Mlladiçit Rajon

"KASAPI I BALLKANIT" ME FUNERAL / Serbia do t’i japë nderime Ratko Mlladiçit

ARMATOSTET GREQIA/ Blen dy fregata italiane ‘FREMM’ dhe pasuron flotën! Ja çfarë përmban marrëveshja ushtarake Rajon

ARMATOSTET GREQIA/ Blen dy fregata italiane ‘FREMM’ dhe pasuron flotën! Ja çfarë përmban marrëveshja ushtarake

TRAGJEDI NË MALIN OLIMP/ Alpinisti 40-vjeçar bie në humnerë, gjendet trupi i pajetë Rajon

TRAGJEDI NË MALIN OLIMP/ Alpinisti 40-vjeçar bie në humnerë, gjendet trupi i pajetë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT