Ambasada e SHBA reagon pas deklaratës së kryeministrit Rama për një President të përbashkët mes Shqipërisë e Kosovës.
DEKLARATA E AMBASADES
Ambasada e SHBA mbeti e zhgënjyer nga deklarata e Kryeministrit Rama mbi Shqipërinë dhe Kosovën me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
“Gjuha e shkujdesur që aludon për bashkim është e padobimshme dhe dëmton marrëdheniet me fqinjët. I bëjmë thirrje udhëheqësëve që të jenë fqinj të mirë. Të lihet mënjanë gjuha e ashpër e së shkuarës”.
Deklarata u bë në sallën e Parlamentit në Prishtinë gjatë fjalës përshëndetëse në ceremonitë e së dielës në 18 shkurt.
Më vonë, kryeministri Rama e sqaroi deklaratën duke thënë se:
“Nuk bëra asnjë deklaratë. Një fjali e lirë u shkëput nga konteksti dhe kthye në një program politik.
Në fjalën e atij rasti, i lejova vetes që të vrapoj me imagjinatë, se si mund të jetë 20-vjetori i Pavarësisë së Kosovës.
Është sport kombëtar, por edhe ndërkombëtar, që shkëputet një fjali nga konteksti dhe pastaj bëhet një histori.
Por besoj se askush nuk më ndalon të imagjinoj.
Sa i përket pastaj artikulimit, se si kjo mund të ndodhë nga ana legjislative imagjinata ime nuk ka shkuar deri aty”, ka deklaruar kryeministri Rama.
Përgatiti: Alpenews.al




