• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
“AMAZING GRACE”/ Filmi i Aretha Franklin së shpejti në kinema
Home
Kulturë

“AMAZING GRACE”/ Filmi i Aretha Franklin së shpejti në kinema

6 November, 2018 enxhi.autor Kulturë

Pas më shumë se 46 vitesh nga xhirimi, më në fund filmi dokumentar “Amazing Grace” i Aretha Franklin do të shfaqet premierë në New York, duke i dhënë fund një sage të gjatë ligjore.

“Amazing Grace”, ose “E mrekullueshmja Greis” u xhirua nga regjizori Sydney Pollak në vitin 1972, por mbeti për dekada pa marrë formën finale.

Tashmë filmi me të njëjtin titull me albumin e famshëm, të Franklin, do të ketë debutimin e tij final në festivalin e filmit DOC NYC më 12 nëntor, me mbështetjen e plotë pasurisë së këngëtares.

Filmi u regjistrua për vetëm dy netë në Kishën Baptiste në Los Angeles, kur Franklin regjistroi albumin e saj, Amaizing Grace.

Problemet lindën që në nisjen pasi redaktimi rezultoi thuajse i pamundur pasi regjizori nuk arriti të sinkronizonte zërin. Vetëm në vitin 2007 producenti Alan Elliott arriti të merrte të drejtat e transmetimit ndërsa formoi një ekip, që ia doli të ndërtonte filmin dokumentar, që përfundoi në vitin 2011.

Problemet nuk ndalën këto. Franklin dhe avokatët e saj bllokuan transmetimin. Padia u ngrit me argumentin se Eliot nuk kishte marrë lejen e saj. Pas vdekjes së Franklin, familjarët u shprehën të hapur të hapur për të parë filmin.

“Amaizing Grace është zemra dhe shpirti i Aretha Franklin”, deklaroi të hënën mbesa e këngëtares Sabrina Oëens duke shtuar se adhuruesit e saj duhet ta shohin këtë film që është aq i pastër dhe i gëzueshëm. “ Mbretëresha e Soulit” e njohur për hitet si “ Respect dhe Think, u nda nga jeta në gusht të këtij viti, në moshën 76 vjecare. Për t’u kualifikuar në Academy Awards.

Filmi i gjatë 87 minuta, do të shfaqet në Los Angeles dhe New York për një javë këtë vit.
Aretha Franklin fitoi 18 çmime Gramy dhe kryesoi në 17 top Ten US për gjatë karrierës së saj muzikore që përfshiu rreth 7 dekada.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NJË HISTORI SUKSESI! Njihuni me SHQIPTARIN që garon për asamblenë e New York (FOTO)
Previous article ÇËSHTJA E TERRITOREVE TË KOSOVËS/ Fleckenstein: BE të mos përzihet, Serbia dhe Kosova të bëjnë punën

enxhi.autor

Postime të ngjashme

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin Kulturë

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës Kulturë

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë Kulturë

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT