• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Amaneti deri në fund/ Albanologu gjerman do të prehet në Theth
Home
Jetë

Amaneti deri në fund/ Albanologu gjerman do të prehet në Theth

16 October, 2017 Redaktor2 Jetë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme së bashku me Ambasadën tonë në Gjermani ndoqën të gjitha procedurat e nevojshme për transportin e trupit të Robert Elsie në vendin tonë. MEPJ në bashkëpunim me strukturat lokale kanë bërë të mundur që Robert Elsie të prehet në Theth, atje ku ishte dhe dëshira dhe amaneti i tij.

Trupi i tij do të mbërrijë nesër, e martë, 17 tetor 2017, në Aeroportin e Rinasit, në orën 11:30, ndërsa Biblioteka Kombëtare do të hapë dyert për homazhet dhe nderimet e fundit, nga ora 14:00 deri më 16:00. Ceremonia e përcjelljes për në Shkodër do të zhvillohet në Bibliotekën Kombëtare në orën 16:00.

Në këtë kuadër, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dëshiron t’ju njoftojë se në Theth do të organizohet një ceremoni e veçantë para varrimit, ditën e mërkurë, 18 tetor 2017, në orën 14.00, në nder të përkushtimit dhe dedikimit që ai pati ndaj vendit tonë, traditave dhe gjuhës sonë amtare duke lartësuar vlerat, kulturën dhe identitetin tonë kombëtar.

Në vitin 1978, Robert Elsie vizitoi Shqipërinë disa herë në kuadrin e ‘takimeve shkencore’ midis Institutit të Gjuhësisë së Universitetit të Bonit dhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Gjithashtu, ai ka marrë pjesë disa vite me radhë në Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare në Kosovë. Ka qenë anëtar i Shoqatës së Evropës Juglindore (Südosteuropa-Gesellschaft), anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, si dhe anëtar nderi i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LSI kundërshon LSI/ Si parti opozitare kundërshton reformën territoriale
Previous article EUREPORTER/ Shqipëria luan rol politik në politikën e jashtëme

Redaktor2

Postime të ngjashme

HORROR NË FRANCË/ Pesë foshnja të porsalindura gjenden të pajeta brenda banesës së një çifti Jetë

HORROR NË FRANCË/ Pesë foshnja të porsalindura gjenden të pajeta brenda banesës së një çifti

SI NË NJË FILM AVENTURASH/ Po ecte në pyll dhe gjeti një shpatë 2,700-vjeçare të ngulur drejt në tokë Jetë

SI NË NJË FILM AVENTURASH/ Po ecte në pyll dhe gjeti një shpatë 2,700-vjeçare të ngulur drejt në tokë

PAS FILMIT "THE ODYSSEY"/ Greqia kërkon që Mali Olimp të shpallet trashëgimi botërore nga UNESCO Jetë

PAS FILMIT "THE ODYSSEY"/ Greqia kërkon që Mali Olimp të shpallet trashëgimi botërore nga UNESCO

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT