• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AMANDA MARS/ Trump mbështetet nga prokurorët: Nuk ka lidhje me rusët
Home
Ekskluzive

AMANDA MARS/ Trump mbështetet nga prokurorët: Nuk ka lidhje me rusët

18 February, 2018 Redaktor2 Blog, Ekskluzive

Donald Trump postoi këtë të shtunë në llogarinë e tij në Twitter si kundërsulm dyshimet e supozuara të lidhjes së tij me rusët, duke u mbrojtur se nuk pati kontakte mes tij dhe ekipit të tij gjatë fushatës elektorale. Një ditë më përpara (të premten) prokurori special Robert Mueller akuzoi 13 qytetarë rus dhe tre kompani nga i njëjti shtet që u interferuan në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës, dhe zbuloi atë që konsiderohet të jetë një shoqëri e tërë e lajmeve të rreme që kërkonin të errësonin klimën politike. “Është qesharake se si mediat gënjeshtare nuk duan të thonë se grupi rus u formua në vitin 2014, shumë kohë para se të kandidoja për president. Ndoshta ata e dinin se do të prezantoja veten dhe unë nuk e dija!”, ka ironizuar Trump në llogarinë e tij të Twitter.

Ishte një argument i ngjashëm me atë të ngritur të premten, por këtë herë ai u zgjerua. Trump citoi fjalët e prokurorit ndihmës Rod Rosenstein, numrit dy të Departamentit të Drejtësisë gjatë një dalje publike, ku u shpreh se nuk ka fakte që mbrojnë akuzat e supozuara se ndonjë qytetar i SHBA-ve ta njihte këtë aktivitet ilegal dhe që të kenë mundësi të ndryshojnë rezultatin e zgjedhjeve elektronikisht.

Sakaq Trump ri vendosi  (postuar në llogarinë e tij të rrjetit social) mesazhet nga zëvendës presidenti i Facebook, Rob Goldman, i cili ishte gjithashtu i ashpër në shtyp: “Shumica e shpenzimeve të reklamave ruse ndodhën PAS zgjedhjeve. E kemi ndarë këtë fakt, por shumë pak media e kanë mbuluar atë, sepse ajo nuk përputhet me narrativën dhe me zgjedhjet e mediave kryesore”.

Aktakuza e prokurorit Mueller fliste për një operacion, ‘Projekti Lakhta’ që kishte punësuar qindra persona për të aktivizuar një “luftë informacioni” për ta shkatërruar sistemin politik. Twetter dhe sidomos Facebook janë parë me syrin e uraganit, sepse kjo fushatë kishte shërbyer specifikisht përmes rrjeteve sociale për të shpërndarë informacione të rreme. “Me emra të rremë, me llogari bankare dhe identitete false bënin  që të mbështesin apo të kundërshtonin kandidatët përfundimtar, hapnin faqe webi dhe krijonin komunitete me qytetarë të huaj të cilët nuk ja kishin idenë asaj që ndodhte”, konfirmon departamenti i drejtësisë./El Pais

Përktheu: Klaudia Malaj, AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Iniesta: Luis Enrique do ishte trajner i mirë për…
Previous article I ofenduar, pështyrë dhe dhunuar, futbollisit i Real Madrid shpërthen në lot (FOTO)

Redaktor2

Postime të ngjashme

NGA DASMA QË PO PRET BOTA, TE NDARJE DHE MIQËSI TË FTOHURA/ Javë e nxehtë për showbizin, çfarë po ndodh me VIP-at tanë Ekskluzive

NGA DASMA QË PO PRET BOTA, TE NDARJE DHE MIQËSI TË FTOHURA/ Javë e nxehtë për showbizin, çfarë po ndodh me VIP-at tanë

“AUTENTIKE, E EGËR DHE SPEKTAKOLARE” / Media spanjolle jehonë bukurive shqiptare: Vendi që dikur ishte sekret, sot po pushtohet nga turistët Aktualitet

“AUTENTIKE, E EGËR DHE SPEKTAKOLARE” / Media spanjolle jehonë bukurive shqiptare: Vendi që dikur ishte sekret, sot po pushtohet nga turistët

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT