• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Alves tregon pse Neymar iku nga Barça: S’mund të rrinte në hijen e …
Home
Futboll

Alves tregon pse Neymar iku nga Barça: S’mund të rrinte në hijen e …

29 January, 2018 Q.Autor Futboll, Sport

Dani Alves gjithmonë lë disa “perla”, kur jep një intervistë. Këtë të hënë, mbrojtësi brazilian është intervistuar nga faqja e internetit e FIFA-s dhe, ndër të tjera, ka analizuar ardhjen e Neymar te PSG-ja, si dhe aspiratat e tyre në Ligën e Kampionëve, ku Real Madridi i pret më 14 shkurt.

Pse shkuat te PSG, një ekip me histori më pak se Barça, apo Juve?
Kjo më nxiti më shumë, kur vendosa. Unë jam një person, që nuk i pëlqen rehatia, por kërkon sfida. Ndryshimi i historisë së klubit është, për mua, një injeksion i adrenalinës dhe për këtë kam ardhur. Unë e di se njerëzit mund të mendojnë se erdha për para te PSG-ja, por nuk është kështu, sepse kam pasur oferta të tjera të mira. Në fakt, kam jetuar tashmë në Barcelonë. Kur arrita, klubi ishte në një periudhë tranzicioni dhe përfundova duke luajtur në ekipin më të mirë të historisë së tij. Ideja ime është që të rigjallërohen të gjitha ato gëzime, por në një vend me më pak traditë, ku mund të vendosni një gur të madh në atë ndërtim. Unë dua të fitoj këtu dhe të ndihmoj klubin të ndryshojë fatin e tij.

Rëndësia juaj në nënshkrimin e Neymar…
Nuk kisha pothuajse asgjë për të bërë. Kur erdhi në Barcelonë, kam ndikuar në nënshkrimin e tij. Në rastin e kalimit të tij te PSG-ja, nuk ishte kështu. Vetëm në një moment konfuzioni, se nuk dija çfarë të bëja, i thashë atij që të ndiqte zemrën e vet dhe të ishte i lumtur. Kjo ishte këshilla e vetme që i dhashë atij.

A është gati Neymar të jetë më i miri në botë?
Së bashku me Messin, ai është lojtari më i pabalancuar që ekziston. Por, i duhej të dilte pak nga hija e tij. Duke luajtur me dikë, të pakrahasueshëm si Leo, është gjëja më e pabesueshme që mund të të ndodhë ty, por unë mendoj se shanset për arritje madhore individuale rriten kur nuk je aq afër një lojtari si ai. Për pjekurinë e Neymar dhe për ekipin brazilian ishte e rëndësishme që ai të ecte më vete.

Ëndrra e Ligës së Kampionëve me PSG-në…
Eshtë sfida dhe aspirata jonë më e lartë. Kjo është ajo që mendoi Neymar kur u largua nga Barça dhe çfarë mendova unë kur u largova nga Juvja. Kjo është ajo që na lëviz, për të cilën ne jemi të pasionuar, çfarë na mbush me adrenalinë. Bota është e lumtur. Frikacakët, gjithmonë do të jenë në hije. Ne kemi ardhur nga askundi në Brazil për të qenë dikush në jetë. Liga e Kampionëve është një kompeticion që nuk fitohet vetëm nga emrat. Edhe nëse ke lojtarë të mëdhenj, nëse nuk keni grupin, nuk do ta fitoni dot. Ne jemi të përgatitur të konkurrojmë dhe, nëse përgatitja do të na udhëheqë për të fituar, ose për t’u eliminuar, kjo do të varet nga mënyra se si e bëjmë këtë punë ekipore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ja disa kuriozitete që ende nuk i dinit për ëndrrat
Previous article Justifikimet “e zakonshme” për vonesat në punë (VIDEO)

Q.Autor

Postime të ngjashme

MEKSIKË-AFRIKA E JUGUT/ Me një gol të shënuar, mbyllet pjesa e parë e sfidës së Botërorit (VIDEO) Futboll

MEKSIKË-AFRIKA E JUGUT/ Me një gol të shënuar, mbyllet pjesa e parë e sfidës së Botërorit (VIDEO)

ZYRTARE/ Murinjo rikthehet në Madrid, zbulohen detajet e kontratës me Realin Futboll

ZYRTARE/ Murinjo rikthehet në Madrid, zbulohen detajet e kontratës me Realin

BOTËRORI/ Iu ndalua hyrja në SHBA, arbitri somalez: Jam i dëshpëruar Futboll

BOTËRORI/ Iu ndalua hyrja në SHBA, arbitri somalez: Jam i dëshpëruar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT