Me te kuptuar lajmin e hidhur per ndarjen nga jeta te profesorit tim te nderuar, Xhevat Gegës, sakaq do te them se njerezit e ketille, e kane vendin ne Parajse! Une, nuk njoha ne jete njeri me te urte, me te kujdesshem, me pedant dhe me te ndegjegjshem! Ai ishte nje model se si duhet te duket e te veproje ne jete, nje intelektual! Ishte njeri qe duhej t’ia kesh lakminë! Gjithmone i matur ne bisede, gjithmone i perkushtuar per ta ruajtur imazhin e njeriut te urte, gjithmone i dashur dhe i buzeqeshur!
Nje jete, Prof. Xhevat Gega ishte ne mision te perhapjes se dijes dhe kultures prej gjenerate ne gjenerate! Nje jete sherbeu per ngritjen e vetedijes dhe ndergjegjes kombetare! Dhe, gjithmone, kete rruge do ta kerkoje permes arsimimit te gjeneratave, per cka, do te sherbeje me devotshmeri, si nje pishtar i vertete, si nje flakadan qe do te hape shtigje te reja ne jete!
Ne, gjithmone do t’i kerkojme prototipat e Xhevat Geges, sepse, njerezit si ai, na mungojne! Ai do te jete simbol i nje intelektuali te vertete!
Zoti e bekofte me drite Parajse!