• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ALUIZNI/ Flet Artan Lame: Dy mënyra për të zgjidhur pronat që kanë mbivendosje
Home
Intervista

ALUIZNI/ Flet Artan Lame: Dy mënyra për të zgjidhur pronat që kanë mbivendosje

3 March, 2019 F.autor Aktualitet, Intervista

Drejtori i përgjithshëm i ALUIZNI-t, Artan Lame, sqaroi dje se si do të funksionojë Agjencia Shtetërore e Kadastrës që pritet të ngrihet shumë shpejt me hyrjen në fuqi të ligjit të ri për Kadastrën.

Në një intervistë për “Oranews”, kreu i ALUIZNI- t sqaroi edhe mënyrën se si do të shkrihen dy institucionet kryesore të pronës në vend për të krijuar Agjencinë Shtetërore të Kadastrës. Sipas Lames, Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe ato të Agjencisë Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Ndërtimore Informale do të shkrihen në një. Në këtë mënyrë, procedura për legalizimin dhe më pas hipotekimin e ndërtimeve pa leje do të bëhet në një sportel të vetëm. Këto sportele do të jenë të ADIS, që, sipas Lames, janë shembulli se si i shërbehet qytetarëve. Drejtori i ALUIZNI-t foli edhe për problematikën e mbivendosjes. Sipas tij, qytetarët kanë dy mënyra për ta zgjidhur vetë këtë problem. E para, sipas tij, është procedura juridike ku qytetarët i drejtohen Gjykatës, ndërsa e dyta është gjetja e një marrëveshjeje me ndërtuesin që ka zënë tokën e pronarit. Për këtë problematikë, Lame fajëson administratën e Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme që kanë lejuar krijimin e mbivendosjeve kur për të njëjtën pronë kanë dalë disa pronarë.

 

SHËRBIMI NË  SPORTELET E KADASTRËS

Ne përzgjodhëm këtë formë të re për disa arsye. E para, mënyra se si shërben ADIS-a është në mënyrë të padiskutueshme institucioni më me nivel sot në Republikën e Shqipërisë. Pritja, ambientet, situata, radha, është në një farë mënyrë, për një pjesë të shoqërisë, ta themi edhe hapur, është edhe edukim. Pra, ne jemi ulur sot në disa ulëse të reja, në një vend ku pritet radha, ku merret një numër dhe t’i shërbehesh sipas atij numri dhe me radhë. Arsyeja tjetër është se duke futur në Tiranë brenda godinës së Hipotekës së sotme, kadastrës së nesërme, në një farë mënyrë fillojmë atë procesin që do të jetë shkrirja e këtyre shërbimeve dhe institucioneve për të arritur në fund te krijimi i kadastrës si një institucion i vetëm. Kështu që nuk do të kemi më sorollatje, pasi jemi brenda së njëjtës godinë.

Këtë projekt me Tiranën do ta vazhdojmë shumë shpejt, çështje javësh me Fierin, do ta vazhdojmë me Elbasanin ku jemi duke i mbyllur me të dyja këto qendra urbane shumë të mëdha dhe me shumë problematika. Që do të thotë, do të fusim brenda të njëjtit institucion, Hipotekën, ALUIZNI- n dhe mbyllet qarku brenda të njëjtit institucion për të vazhduar më tej në qytetet e tjera.

HEQJA E BUROKRACIVE

Kjo gjë kthehet masive në të gjithë Shqipërinë dhe si hap të parë shmang zvarritjen e qytetarëve sa një institucion në tjetrin. Si hap të dytë shmang gjithë korrespondencën absurde të institucioneve me njëritjetrin, pasi do të jetë një institucion që do ta mbyllë tashmë brenda vetes të gjithë punën. Duket si gjë e vogël, por bëhet fjalë që vetëm mes dy institucioneve, ALUIZNI – ZRPP bëhet fjalë për 10 mijë korrespondenca në vit. Nëse bëhen 30 mijë legalizime në vit, janë të paktën rreth 30 mijë letra që venë e vinë mes ALUIZNI-t dhe hipotekave për përgatitjen e dokumentacionit. Imagjinoni se çfarë mase kolosale burokratike shmanget dhe hiqet në një anë. Të gjitha këto janë copëza hapash drejt asaj që duhet të jetë, sfida e madhe e Kadastrës së nesërme.

PËRPARËSIA E VETËDEKLARIMEVE

Tani, ne kemi bërë një ndarje pune, u kemi dhënë përparësi absolute vetëdeklarimeve të viteve 2005- 2006 sepse realisht nuk ka kuptim që ne midis dy vetëdeklarimeve, një të vjetri dhe një të riu, të merremi me të rinjtë dhe po fokusohemi vetëm te të vjetrit. Kështu që praktikisht ne merremi vetëm me vetëdeklarimet e vjetra. Përfitoj nga rasti për ta kujtuar për këdo, që fokusi i ALUIZNI- t është të përmbyllë në radhë të parë çfarë ka mbetur nëpër arkiva, nëpër qoshet tona, vetëdeklarimet e vjetra.

NGËRÇI I MBIVENDOSJES  SË PRONAVE

Kjo është pjesë e barrës 25-vjeçare të mosregjistrimit të akteve të njëpasnjëshme të pronësisë. Pra, e thënë më thjesht, një qytetar ka blerë një tokë në vitin 1997 dhe e ka regjistruar. Po në atë tokë kanë ndërtuar pronarë të tjerë. Loja e turpshme e mëparshme e Hipotekës është se nuk ka paraqitur aktin e pronësisë së zotëruesit të tokës, por ka vepruar me aktin e pronarëve pretendues. Dhe kështu gjendet i njëjti truall me dy palë pronarë. Për këtë, ka dy zgjidhje, njëra është zgjidhja juridike me gjyq dhe tjetra është me marrëveshje me personin që ka ndërtuar mbi tokën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK ËSHTË MË "I PAPREKSHËM"/ Coutinho pranë rikthimit në Itali, ja klublet që e kërkojnë
Previous article PAS SHUMË KËRKIMEVE PËR YLLIN/ Inter nuk do blejë lojtarin e huazuar, synon “dështakun” e "Djajve të Kuq"...

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENTI TRAGJIK/ Pasagjerja amerikane rrëfen momentet e panikut: Shoferi nuk ishte mirë gjatë udhëtimit Aktualitet

AKSIDENTI TRAGJIK/ Pasagjerja amerikane rrëfen momentet e panikut: Shoferi nuk ishte mirë gjatë udhëtimit

"12 TË LËNDUAR, 7 NË GJENDJE TË RËNDË"/ Spitali i Traumës informacion zyrtar për aksidentin tragjik në autostradën Tiranë–Durrës Aktualitet

"12 TË LËNDUAR, 7 NË GJENDJE TË RËNDË"/ Spitali i Traumës informacion zyrtar për aksidentin tragjik në autostradën Tiranë–Durrës

LIROHEN 6 PROTESTUESIT E ARRESTUAR/ Kola zbardh skenarin: Marshimi do të vijojë si normalisht Aktualitet

LIROHEN 6 PROTESTUESIT E ARRESTUAR/ Kola zbardh skenarin: Marshimi do të vijojë si normalisht

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT