• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“ALTIN DUMANI T’I KA DHËNË GABIM…”/ Dervishaj përplaset me Alibejn në GJKKO: Ke bërë bisedë me mua për të vrarë dikë në Dubai, Itali e Spanjë?
Home
Breaking News

“ALTIN DUMANI T’I KA DHËNË GABIM…”/ Dervishaj përplaset me Alibejn në GJKKO: Ke bërë bisedë me mua për të vrarë dikë në Dubai, Itali e Spanjë?

4 July, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Para se të nxirrej nga salla e gjyqit, Plarent Dervishaj i drejton Erjon Alibejt pyetjen nëse ai ka qenë i gatshëm që të merrte pjesë në atentatin ndaj Arjan Ndojës. Alibej pranon se i ka thënë që nëse dëshiron të marrë pjesë atentatin që Dervishaj planifikonte t’i bënte Ndojës në një lokal në Gjirin e Lalzit pasi i shpëtoi ngjarjes së 1 nëntorit 2019.

Në një tjetër moment, Dervishaj, teksa i drejton pyetjen nëse kanë bërë biseda bashkë për të vrarë njeri në Dubai, Itali e Spanjë apo për tentativat e Alibejt për të vrarë Franc Çopjan dhe të vëllanë e tij. Teksa Alibej i drejtohet ‘kolegët e tu të punës’, Dervishaj i thotë se Altin Dumani ia ka dhënë informacionet gabim.

Në një tjetër moment, Alibej thotë se Plarenti s’i ka përmendur arsyen se pse donte ta vriste Arjan Ndojën.

“Nuk mbaj mend të më ketë përmendur Plarenti pse donte ta vriste prokurorin. Se jam takuar me Plarentin nuk do të thotë që mund ti thoja e të më thoshte gjithçka. S’e mbaj mend të më ketë dhënë një shkak, seç flitej për atentatin që i bënë Plarentit, dhe ky dyshonte për këta të fundit për diçka që kishte të bënte me portin e Durrësit.”, thotë Alibej.

Pjesë nga debati mes tyre në gjyq:  

Plarent Dervishaj: Ke qenë i gatshëm të marrësh pjesë në atentatin e Arjan Ndoj? Ka qenë me dëshirën tënde apo me imponim nga ana ime?

Erjon Alibej: Duke e ditur qe nuk e kishte nevojën për mua, ia thashë unë. I thashë a do të vij dhe unë të marr pjesë? Për vrasjen e prokurorit, jo për Aleksandër Lahon, te një lokal në Gjir të Lalzit. Duke ditur qe ai nuk ma kishte nevojën, ia thashë që ai të kuptonte që dhe unë po bëja diçka për të. Unë arsyen nuk e kam ditur kurrë, pse ai donte ta vriste.

Plarent Dervishaj: Ditën që më ke takuar mua, gabohesh në kohë në orë dhe në personat që përmende. Ke bërë bisedë me mua për të vrarë dikë në Dubai, Itali, Spanjë? Për tentativat që ke bërë ti për vrarë Franc Çopjan me vëllain…

Erjon Alibej: Kolegët e tu të punës?

Plarent Dervishaj: Altin Dumani ti ka dhënë informacionet gabim djalë. Sqaroje ça kolegësh i kam unë këta? Kush ishte arsyeja që mori statusin e të penduarit Erjoni?

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article POLICIA AKSION NË TEPELENË/ Zbulon dy parcela me 195 rrënjë hashashi në Progonat e Mamaj, nën akuzë edhe
Previous article TRAFIKONIN ARMË NGA KOSOVA DREJT SHQIPËRISË/ Sekuestrohen 8 pistoleta, në pranga 2 persona

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove Aktualitet

PAMJET/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet Aktualitet

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet

HOQËN FLAMURIN NGA AMBASADA IZRAELITE/ Tubuesi: Incidenti s’ka lidhje me protestën Aktualitet

HOQËN FLAMURIN NGA AMBASADA IZRAELITE/ Tubuesi: Incidenti s’ka lidhje me protestën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT