• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Alpinistët polakë drejt majës së dytë më të lartë, nuk mposhten dot nga asgjë
Home
Jetë

Alpinistët polakë drejt majës së dytë më të lartë, nuk mposhten dot nga asgjë

31 December, 2017 g.autor Jetë

Një grup alpinistësh polakë janë nisur drejt Pakistanit verior të dielën për të tentuar të përmbyllin me sukses përpjekjen për t’u bërë të parët që ngjisin majën K2, të dytën më të lartën në botë, gjatë dimrit.

K2 në malet Karakorum, përgjatë kufirit mes Kinës dhe Pakistanit, është e njohur për erërat e forta dhe shtigjet e akullta dhe shkalla e fataliteteve për alpinistët atje është e lartë. Në muajt e dimrit, reshjet e borës e bëjnë majën një kurth akulli. Më shumë se 70 persona kanë humbur jetën në përpjekje për të ngjitur majën, pjesa më e madhe e tyre në Bottlenek, ku një hap i gabuar mund të rrëzojë alpinistët në anën jugore, ku trupat ka pak gjasa të gjenden.

Sidoqoftë, alpinistët polakë janë optimistë dhe thonë se kanë shansin të bëjnë historinë. E ky është një motivim i fuqishëm për ta. Alpinistët polakë kanë shkruar një kapitull të bukur duke ekploruar majat në lartësinë e mbi 8 mijë metrave dhe ngjitja e K2 në kohë dimri, do të ishte kapitulli i fundit i këtij libri.

Ekipi përbëhet nga 13 alpinistë të kryesuar nga Kristof Uielicki, 67 vjeç, i cili në vitin 2003 kishte kryesuar një ekspeditë dimërore në K2, por që nuk kishte mundur të arrinte në nivelin e 8 mijë metrave. K2, në lartësinë e 8611 metrave, është pak më i ulët se Mali Everest.

Sidoqoftë, alpinistët polakë do ta nisin ngjitjen më 8 apo 9 janar dhe nëse do të kenë sukses pritet të kthehen në kampin bazë në mesin e marsit. Pakistani është një destinacion i pëlqyer për alpinistët. Ai rivalizon Nepalin për numrin e majave më të larta se 7 mijë metra dhe në total ka 5 nga 14 majat më të larta se 8 mijë metra në botë./tch

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Konfirmohet dëmtimi i brazilianit, Guardiola tregon sa kohë do të mungojë
Previous article Spektakël fishekzjarresh edhe në Korenë e Jugut, pamje mahnitëse (VIDEO)

g.autor

Postime të ngjashme

MODELJA HABIT ME RRËFIMIN: Prindër milionerë i ofrojnë shuma marramendëse për të dalë me djemtë e tyre Jetë

MODELJA HABIT ME RRËFIMIN: Prindër milionerë i ofrojnë shuma marramendëse për të dalë me djemtë e tyre

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit Jetë

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT