Pas kontrollit të banesë së gjyqtares Enkelejda Hoxha, SPKA ka bërë kontrolle edhe në banesën e doktorit të QSUT-së, Ervin Prifti .
Sipas Report TV, atij i janë sekuestruar në banesë 250 mijë euro dhe 16 mln lekë të reja.
SPAK dhe oficerët e Policisë Gjyqësore janë habitur nga shuma e gjetur, pasi mjeku e kishte kthyer banesën e tij si bankë.
Shuma e gjetur prej 250 mijë eurosh dhe 160 milionë lekëve të vjetra mendohet se janë produkti i korrupsionit të ushtruar nga mjeku Ervin Prifti me detyrë kardio-kirurg në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Konkretisht në shtëpi i janë gjetur 200 mijë euro dhe 130 milionë lekë të vjetra, ndërsa në zyrë i janë gjetur cash 50 mije euro 30 milionë lekë të vjetra.
Ervin Prifti përmendej në përgjimet që çuan në pranga grupin kriminal të Gjykatës së Krujës.
Ai mori ryshfet nga kryesekretarja e Gjykatës së Krujës për t’i operuar nënën.
Prifti dhe infermierja Trëndafile Frangu janë pezulluar nga detyra sot, pasi u kanë dalë emrat në përgjimet që po kryheshin në Gjykatën e Krujës, operacion që u finalizua me arrestimin e gjyqtares Enkeljeda Hoxha dhe tetë personave të tjerë.
Sekretarja e Gjykatës së Krujës Manuela Mallakuçi ka qenë nën përgjim pasi ishte përfshirë në lirimin e të dënuarit Saimir Petani.
Në një prej shumë bisedave që ka kryer, Mallakuçi është kapur duke folur me Priftin që t’i kryente një operacion jashtë radhe nënës së saj.
Kjo gjë ka bërë që prokurori Altin Dumani të nisë një hetim për korrupsion për mjekun Prifti dhe infermieren Frengu, të veçuar nga dosja kryesore e Krujës.


