• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ALLQI BLLAKO MERRET I PENDUAR EDHE PËR INCENERATORIN E ELBASANIT/ SPAK zbulon e-mailet me Mërtirin e Zoton. Komunikime dhe për…
Home
Breaking News

ALLQI BLLAKO MERRET I PENDUAR EDHE PËR INCENERATORIN E ELBASANIT/ SPAK zbulon e-mailet me Mërtirin e Zoton. Komunikime dhe për…

17 November, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Alqi Bllako, ish-deputeti i PS-së dhe ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit është marrë zyrtarisht i pandehur për aferën e inceneratorit të Elbasanit.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” debate nga dosja hetimore, ku së fundi SPAK ka zbuluar disa dhjetëra e-maile dhe komunikimi të Bllakos me biznesmenin Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoton.

Ndaj tij rëndojnë dyshimet për shpërdorim detyre të kryer në bashkëpunim me zyrtarë të tjerë të këtij institucioni dhe ish-ministrin Lefter koka.

“Janë disa e-maile të shkëmbyera mes Alqi Bllakos dhe Mirel e Mërtirit që janë konsideruar si prova nga SPAK për të çuar nën akuzë ish-deputetin.
Sipas dosjes hetimore, nga burime të besuara të SPAK rezulton se vendimi i Bashkisë së Elbasanit për shpalljen e emergjencës mjedisore, rezulton të jetë përpiluar nga një punonjëse e ministrisë së mjedisit A.TH., e cila ia ka dërguar Alqi Bllakos me detyrë sekretar i ministrisë. Më tej Bllako e ka kaluar këtë email në adresën e tij private dhe i është dërguar dhe shtetasit Mirel Mërtiri dhe ky i fundit ia dërgon biznesmenit Klodian Zoto.
Nga sekuestrimi i kompjuterit të Alqi Bllakos, i cili shkoi deri në Kuvend si deputet i PS-së, ka rezultuar se Alqi Bllako ka komunikime të vazhdueshme me shtetasin Mirel Mërtiri dhe shtetasit Klodian Zotot, që konfirmon se këta re persona kanë njohje me njeri-tjetrin. Komunikimet nuk kanë lidhje vetëm me inceneratorët, por Alqi Bllako flet dhe për aktivitete private të kompanive të Mërtirit dhe Zotos.
Bllako ishte duke u hetuar vetëm për inceneratori ne Fierit, por ndërsa prokurori Klodian Braho ishte duke hetuar inceneratorin e Elbasanit, ka zbuluar dhe këto prova. Bëhet fjalë për dhjetëra e-maile të sekuestruara”, raportoi Lala.

Duhet theksuar që Alqi Bllako u dërgua në masën e sigurisë arrest me burg vetëm për inceneratorin e Fierit. Ai u lirua për 34 ditë në masë arresti në shtëpi. Por një tjetër prokuror i posaçëm është duke hetuar aferën e inceneratorit të Elbasanit

“Zyrtarisht Alqi Bllako jo vetëm i rëndohet pozita, por është marrë i pandehur dhe për inceneratorin e Elbasanit.
Mirel Mërtiri dyshohet për veprën penale të korrupsionit aktiv të zyrtarëve shtetërorë, por deri tani nuk ka konfirmim për urdhër-arresti”, deklaroi gazetarja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA ETHET E GARËS DERI TEK KONKURENTI MË I MIRË I "DWTS"/ Salsano dhe Lori i thanë të gjitha
Previous article "MOS E BËNI SEANCËN IMAM BAJALLDI"/ Integrimi në BE përplas Dulen me Xhaçkën: Mund të detyrohemi të bëjmë prapa kthehu. Ministrja: S’ka pasur...

s.autor

Postime të ngjashme

E TRISHTË/ Ky është alpinisti shqiptar që ndërroi jetë pasi ra në humnerë në Lëpushë (EMRI) Aktualitet

E TRISHTË/ Ky është alpinisti shqiptar që ndërroi jetë pasi ra në humnerë në Lëpushë (EMRI)

MERR FLAKË PYLLI NË MALLAKASTËR/ Digjen pisha, ullishte e shkurre Aktualitet

MERR FLAKË PYLLI NË MALLAKASTËR/ Digjen pisha, ullishte e shkurre

PËRPLASJA ME ARMË NË RADHIMË/ Jepen masat e sigurisë për të përfshirët Aktualitet

PËRPLASJA ME ARMË NË RADHIMË/ Jepen masat e sigurisë për të përfshirët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT