Moderatorja e njohur Alketa Vejsiu është duke kaluar disa javë pushimi në Bahamas.
Ajo ka ndarë me miqtë e saj në rrjetet sociale momente nga këto pushime të mrekullueshme.
Mes njerëzve që i kanë uruar ditë të bukura dhe i kanë bërë komplimente ka pasur dhe nga ata që nuk i kanë kursyer të sharat.
‘Je kot te rofshin fotot e imazheve po vet nuk je gje s ekuptoj perse te bejn fresk njerzit kot’ ka shkruar komentuesja.
Dhe Alketa si rrallë herë nuk ka nguruar t’i kthejë një përgjigje.
‘Sa bukur ke folur. Rrofsh o moter qe me kthjellon!’ ka qenë reagimi i Alketës të cilin e ka shoqëruar dhe me disa fyrtyra të qeshura.