• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALIDA KARAKUSHI/ Një e dielë si aventurë në periferi të Tiranës
Home
Blog

ALIDA KARAKUSHI/ Një e dielë si aventurë në periferi të Tiranës

5 November, 2017 Redaktor1 Blog

Sot kalova një ditë magjepsëse në Shqipërinë tonë të bukur. Isha në Pëllumbas bashkë me 14 të tjerë që e adhurojnë natyrën tonë të bukur plot male, lumenj, ujvara, shpella mijëra vjeçare që falë largësisë nga qëndrat urbane janë disi më pak të lakmuar nga betonizuesit e abuzuesit e pushtetit. Pëllumbasi dukej bukur. Vura re një qasje të të bërit pikë turistike por dhe kjo ishte bërë duke kultivuar kultin e inferioritetit të gjuhës sonë. Një dyqan turistik që quhet black cave në anglisht nuk përcjelll autenticitet.
Ecëm drejt shpellës së Pëllumbasit bukuri natyrore që të shijonte me ato shtigjet disi të rrezikshëm në ecje por tejet joshës teksa thithje ajrin e pastër/ U futëm në shpellën e pëllumbasit (por që i përket lakuriqësve të natës) duke u mbajtur tek njëri tjetri ( po po un kisha një super guiidë falas me emrin Jon Grabocka) që më mbështeti ta zbuloja mirë këtë shpellë mijëravjeçare. Një ndjesi lagështie brenda por dhe ndjesi ecjesh në faqet e një enciklopedie të vjetër e të qëndrueshme që sfidon vetë historinë e natyrën.
Dola e mrekulluar ndërkohë që si guximtarë me Edvin Pacara vendosëm të sfidojmë dhe ne natyrën. Ndonëse nuk kishte shteg zbritëm nga lart malit ku ishte shpella ndrejt lumit Erzen duke ndjerë tingujt që vetëm një lum i tillë i rrëkëllen mes masiveve shkëmbore. Nuk kishim shteg, u mbajtëm tek pemët teksa zbrisnim. Nuk e di si ia dola në atë zbritje të një këndi kaq të pjerrët e ku në shumë raste nuk kishte dhe bimësi por ia dola.
Erzeni gjallonte pa pyetur asnjeri në ato anë. Të jepte një ndjesi paqeje edhe pse vetë ishte u zhurmshëm. Bëmë shumë foto, pushuam, kënduam (ose më saktë u përpoqëm të këndonim). Për fat të keq tranzicioni kaotik e ka shkundur shumë brezin e viteve të lindur në 90, industria vendase e muzikës (ndërvepruar me shumë faktorë të tjerë) nuk i përshtatet kërkesës të shumë prej tyre.
U kthyem nga një shteg tjetër përgjatë Erzenit në fshat, një shteg idilik i ngushtë mandej ku ti ishe e rrethuar prej pemësh e bimësh të egra që të servirnin frutat e tyre mbi kokë. Sot mund të kemi ecur mbi 6 orë por në fund të kësaj aventure më shumë gjurmë të sponsorizojnë kujtimet e bukura sesa lodhja.
U kheva në Tiranë duke e ndjerë rëndë ndryshimin e cilësisë së ajrit. E megjithatë falenderoj natyrën që na ka ofruar kaq shumë në këtë vend brenda një hapsire kaq të vogël. Kështu pra miq, ua këshilloj Pëllumbasin, jo thjeshtë për kafen e për shpellën, por mbi të gjitha për ecjen në mal dhe Erzenin fisnik. Faleminderit vendi im
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Fier/ Të shtëna me armë përpara një lokali, largohet autori
Previous article Fjolla Morina dhe Blasta, skena "përvëluese" në Këngën Magjike

Redaktor1

Postime të ngjashme

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT