• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“ALICE VDIQ NË…”/ Letra emocionuese e Zonjës së parë të Ukrainës: Putin kërcënon të nisë një luftë bërthamore
Home
Nderkombetare

“ALICE VDIQ NË…”/ Letra emocionuese e Zonjës së parë të Ukrainës: Putin kërcënon të nisë një luftë bërthamore

8 March, 2022 F.autor Aktualitet, Botë, Breaking News, Nderkombetare

Zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska, ka publikuar një letër të hapur në faqen e saj zyrtare në Facebook, ku tregon mbi atë çka ka ndodhur këto dy javët e fundit në vendin e saj, pasi trupat ruse nisën sulmin. “Pavarësisht garancive nga organet propagandistike të mbështetura nga Kremlini, të cilët e quajnë këtë një ‘operacion special’, në fakt ka të bëjë me vrasje masive të civilëve ukrainas”, tha Zelenska.

Në letrën e gjatë ajo shtoi: “Ndoshta më e tmerrshmja dhe më shkatërruese e këtij pushtimi janë viktimat mes fëmijëve. 8-vjeçarja Alice që vdiq në rrugët e Okhtyrka-s ndërsa gjyshi i saj u përpoq ta mbronte. Apo Polina nga Kievi, e cila vdiq gjatë granatimeve bashkë me prindërit e saj. 14-vjeçari Arseniy u godit në kokë nga rrënojat dhe nuk mundi të shpëtohej sepse një ambulancë nuk t’i vinte në ndihmë në kohë, për shkak të sulmeve intensive. I porsalinduri i parë i luftës pa tavanin e betonit të bodrumit, fryma e parë e tij ishte ajri i acartë i nëntokës. Në këtë pikë, janë disa dhjetëra fëmijë që kurrë nuk kanë njohin paqen në jetën e tyre”, ka shkruar ajo.

Zonja e parë e Ukrainës u ndal edhe tek sfidat për marrjen e kujdesit shëndetësor këto ditë.

Ajo tha se presidenti rus Vladimir Putin e ka nënvlerësuar rezistencën e ukrainasve.

“Teksa propagandistët e Kremlinit mburreshin se ukrainasit do t’i mirëprisnin me lule si shpëtimtarë, ata janë sulmuar me kokteje molotov” shkroi ajo.
Zelensky gjithashtu falënderoi njerëzit nga e gjithë bota për mbështetjen e vendit të saj, ndërsa bëri thirrje për mbylljen e hapësirës ajrore mbi Ukrainë. “Mbyllni qiellin dhe ne vetë do ta menaxhojmë luftën në terren. Unë dëshmoj dhe i them botës: lufta në Ukrainë nuk është një luftë “diku atje”. Kjo është një luftë në Evropë, afër kufijve të BE. Ukraina po ndalon forcën që mund të hyjë në mënyrë agresive nesër në qytetet tuaja, me pretekstin e shpëtimit të civilëve. Nëse nuk e ndalojmë Putinin, i cili kërcënon të nisë një luftë bërthamore, nuk do të ketë vend të sigurt në botë për asnjë prej nesh”, përfundoi ajo letrën e saj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA NË UKRAINË/ Rusia shpall armëpushim të ri për disa qytete
Previous article IRONIZON DONALDIN/ Einxhel: Nëse do të kisha vepruar si ai, do të quhesha...

F.autor

Postime të ngjashme

GODITET MAFIA SHQIPTARE E DROGËS NË FRANCË/ Kokainë, armë dhe miliona euro të sekuestruara, 7 të arrestuar Aktualitet

GODITET MAFIA SHQIPTARE E DROGËS NË FRANCË/ Kokainë, armë dhe miliona euro të sekuestruara, 7 të arrestuar

MARRËVESHJA SHBA-IRAN/ JD Vance me gjuhë të ashpër ndaj kritikëve izraelitë: Gabim të sulmosh Trump, zgjohuni Botë

MARRËVESHJA SHBA-IRAN/ JD Vance me gjuhë të ashpër ndaj kritikëve izraelitë: Gabim të sulmosh Trump, zgjohuni

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së Breaking News

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT