Ashtu siç ishte paralajmëruar ka nisur mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, e thirrur nga kryetari i grupit, Enkelejd Alibeaj.
Mbledhja zhvillohet në ambientet e selisë blu, ndërsa gazetari i Panorama, Mariglen Kume raporton se deri tani në këtë mbledhje marrin pjesë 21 deputetë, ndërsa mungojnë ata të rithemelimit.
Një ditë para mbledhjes Alibeaj u ka shpërndarë deputetëve një draft me kriteret dhe formulën e zgjedhjes së Presidentit, ku vë në dukje faktin se materiali nuk është përfundimtar dhe mund të ndryshojë në varësi të propozimeve të deputetëve.
Deputetët e pranishëm
Kreshnik Collaku
Zheni Gjergji
Bledjon Nallbati
Dashnor Sula
Arbi Agalliu
Gazment Barshi
Dhurata Cupi
Saimir Korreshi
Eralda Bano
Merita Bakiu
Ferdinand Xheferri
Kastriot Piroli
Ilda Dhori
Lefter Geshtenja
Lindita Metaliaj
Flamur Hoxha
Seladin Jakupllari
Enkelejd Alibeaj
Emilja Koliqi
Orjola Pampuri
21. Andia Ulliri


