• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“ALI ASLLANI KTHEHET NË VENDLINDJE”/ Sinaj: Kontributi i tij i kalon kufijtë e fshatit Vajzë e Vlorës (VIDEO)
Home
Aktualitet

“ALI ASLLANI KTHEHET NË VENDLINDJE”/ Sinaj: Kontributi i tij i kalon kufijtë e fshatit Vajzë e Vlorës (VIDEO)

23 November, 2019 k.autor Aktualitet

“Ali Asllani kthehet në vendlindje”. Busti i poetit, shkrimtarit, politikanit të mirënjohur shqiptar vendoset në qendër të fshatit Vajzë të Vlorës, fshat ku u lind dhe u rrit. Prezent në këtë ceremoni inaugurimi kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçi, deputeti Vullnet Sinaj si dhe kryetari i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli. Për Ruçin, Ali Asllani është një figurë e shquar që la gjurmë jo vetëm në vepra, rreshta dhe fjalë, por edhe në vepra për vendin e tij, fshatin ku u lind, Vlorën por dhe gjithë Shqipërinë, vepra që jetojnë edhe sot ndër breza.

“Labëria ka nxjerrë njerëz të shquar të pushkësh dhe të mendjes. Gojtarë dhe poetë. Artistë dhe profesionistë. Shtetarë dhe diplomat. Por, ka nga ata burra të personaliteteve të shquara të Labërisë që kanë mishëruar njëherësh të gjitha këto cilësi. Ali Asllani është njëri prej tyre”, tha Ruçi.

Deputeti i zonës Vullnet Sinaj, u shpreh se figura e Ali Asllanit i kalon kufijtë e fshatit Vajzë dhe Vlorës.

“Ali Asllani i kalon vlerat e Vajzës dhe Vlorës. Është i gjithë Shqipërisë. Është dekoruar edhe si Nder i Kombit. Është gjëja më e bukur që mund të ndodhe për një fshat si Vajza, pasi Ali Asllani i bën nder këtij fshati. Në prag ët këtij 75 vjetori të Çlirimit të vendit nuk kishte moment më të bukur për ta vlerësuar Ali Asllanin në fshatin e tij të lindjes”, tha Sinaj.

Ndërkohë pjesë e këtij aktiviteti kanë qenë edhe nipi dhe mbesa e Ali Asllanit të cilët shprehen falenderimet dhe emocionet e tyre.

“Një falenderim mjaft të veçantë dhe të ndjerë këtij populli, pasi nuk e solli Aliun kot. Mendoj se mishëron vlerat e veta që Aliu ka dashur t’i përçojë nëpërmjet veprës së tij”, tha nipi i Ali Asllanit.

“E ndjej sikur ai është kthyer i gjallë në fshatin e tij”, ishin këto fjalët e ndjera të mbesës.

Busti i Ali Asllani i vendosur në fshatin Vajzë të Vlorës është derdhur në bronz.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VAZHDON SHKËLQIMIN QOSE/ Mesfushori i Kombëtares shënon super gol në kampionatin francez (VIDEO)
Previous article LIVE/ Mbyllet ndeshja Skënderbeu-Tirana. Rezultati 2-1

k.autor

Postime të ngjashme

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit Aktualitet

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit

SHQIPËRIA NË KRAH TË FRANCËS PAS SULMEVE KIBERNETIKE/ MEPJ: E dimë mirë këtë kërcënim Aktualitet

SHQIPËRIA NË KRAH TË FRANCËS PAS SULMEVE KIBERNETIKE/ MEPJ: E dimë mirë këtë kërcënim

NDODH NË GREQI/ Kapen 18.8 kg marijuanë në kufi. Në pranga çifti, mes tyre një shqiptar 38-vjeçar Aktualitet

NDODH NË GREQI/ Kapen 18.8 kg marijuanë në kufi. Në pranga çifti, mes tyre një shqiptar 38-vjeçar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT