• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Zjarret nga Zoti, por piromanët i dhanë një dorë!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Zjarret nga Zoti, por piromanët i dhanë një dorë!

10 August, 2021 Redaktor1 OP-ED

Përtej debatit për ngrohjen globale, çmendjes së motit, flakëve që po përvëlojnë jugun e Europës dhe përmbytjeve apokaliptike në veriun e saj, në situatën aktuale me zjarret që kanë përfshirë vendin ka në mes edhe një të vërtetë tjetër. Një e vërtetë e dhimbshme në formën e vesit njerëzor, e cila del bashkë me shpirtin, kur ai nis e u digjet në zjarrin e ferrit ditën e gjykimit!

Flakët nuk do ta kishin mbuluar tej e ndanë edhe sipërfaqen e Shqipërisë, nëse bashkë me temperaturat sahariane të javëve të fundit, të mos ishin futur në lojë me urat e tyre ndër duar; piromanët. Jo vetëm ata që rëndom mund të jenë zjarrvënës të papërgjegjshëm, por edhe ata që e bëjnë me ndërgjegje të plotë dhe me një qëllim të caktuar.

Sipas Policisë së Shtetit vetëm në dy javët e fundit, janë arrestuar nën akuzën e zjarrvënieve të qëllimshme 15 persona, ndërkohë që 16 qytetarë janë proceduar penalisht dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim. Ndoshta është numri më i madh i të proceduarve nga institucionet tona ligjzbatuese për këtë figurë krimi gjatë një stine, por kur sheh përmasat që po mer fenomeni, kupton se kjo nuk të ngushëllon.

Dëmi mjedisor është afatgjatë kur mendon prishjen e ekuilibrave të saj, problemet e krijuara me biodiversitetin dhe burimet jetësore në zonat e gjelbërta. Por ajo që duket të jetë më shkatërrimtare në gjithë këtë histori, është lehtësia e papërballueshme me të cilën njerëzit “i japin një dorë”, asaj që as Zoti nuk arrin të na i bëjë.

Kultura e pandëshkueshmërisë së krijuar përgjatë këtyre 30 viteve, nga drejtësia e kalbur që po hidhet tej, ka nxitur vit pas viti rritjen e pandalshme të fenomenit. Pasi praktika e shkuar ka krijuar idenë se çfarëdo që të bësh përmes zjarrvënies, në fund të fundit, askush nuk do të dënohet. Asnjë nuk do të japi llogari, e aq më pak të pendohet, për një nga krimet më të mëdha që mund ti bëhet brezave.

Ka ardhur koha që ti jepet fund njëherë e përgjithmonë, lojës që po përhapet çdo vit pa u ndalur, në emër të ripërtëritjes së sipërfaqeve të përbashkëta pyjore dhe kullotave. Sepse askush nuk mund të ngrejë qoftë edhe nevojën apo lumturinë e vet të vockël personale, në kurriz të një pasurie të përbashkët kombëtare.

Duke qenë jo koshientë për pasojat e pallogaritshme që po i sjellin vendit, kjo është ndoshta gjysma më pak e dëmshme, e kësaj historie të pazakontë. Më të rëndë dhe më alarmante këtë situatë, e bëjnë sinjalet e dhëna se pjesë e kësaj historie, janë jo vetëm zjarrvënësit e rëndomtë por edhe piromanët profesionistë. Që i hedhin urat për të ndezur zjarret, jo se kanë ndonjë arsye, por sepse dikush kërkon që të ngrohë duart me flakët e tyre.

Historia e këtyre 30 viteve në Shqipëri, ka treguar se shkatërrimi i pronës së përbashkët, i fermave, stallave, vreshtave, pemtoreve, pyjeve, punishteve, magazinave, fabrikave, uzinave dhe kombinateve ka qenë një strategji politike me prapavijë antikombëtare. Ka qenë filozofia e “tokës së djegur” e fillim viteve ’90, ajo që synonte dobësimin e kundërshtarin politik dhe përshpejtimin e largimit nga pushteti.

E kemi parë të aplikohet atë hapur në vitet 1991-1992 edhe 1997- 1998, për të marë më pas trajta më të rafinuara, në vitet 2001-2002 dhe 2019-2020. Jo vetëm përmes sulmeve me të gjithë arsenalin e armëve luftarake mbi institucionet kushtetuese të vendit, por edhe mbi Radiotelevizionin Publik Shqiptar apo vendosjes së tritolit mbi shtyllat e tensionit të lartë dhe në pika të tjera nevralgjike të infrastrukturës sensitive të vendit.

Deri tani as Policia e Shtetit, as shërbimi sekret dhe as agjensi të tjera të specializuara në luftën kundër veprimtarive që venë në rrezik rendin publik dhe sigurinë tonë kombëtare, nuk kanë bërë publik ndonjë rast të tillë gjatë këtyre ditëve të emergjencës së zjarreve. Por nisur nga përmasat e pazakonta të zjarreve dhe përhapjes së vatrave të tyre, nuk është çudi që piromanët të kenë në mos frymëzim politik, një miratim të heshtur që i nxit të hedhin fijen e ndezur të shkrepëses duke fshehur dorën.

Uroj që ky dyshim i arsyeshëm, të mos jetë i vërtetë. Në të kundërt, në një situatë të paprecedentë si kjo që po kalojmë, çdo rast i vullnetshëm nuk duhet trajtuar si deri më sot si diçka e rëndomtë, por si një tentativë për të cënuar sigurinë tonë kombëtare!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KËRKOHET NGA TRE KLUBE/ E ardhmja e yllit të Skënderbeut mbetet pezull, ja prapaskenat me Marën...
Previous article TË PASMET PERFEKTE/ Tifozja e Juventus nuk resht së mahnituri me bukurinë dhe format e saj trupore (FOTO)

Redaktor1

Postime të ngjashme

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë? OP-ED

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë?

Mimoza Ahmeti: Një revolucion i vonuar… në stallë OP-ED

Mimoza Ahmeti: Një revolucion i vonuar… në stallë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT