• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Vota për Jeruzalimin si vazhdim i protestës për Kryeprokurorin
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Vota për Jeruzalimin si vazhdim i protestës për Kryeprokurorin

23 December, 2017 Redaktor1 OP-ED

Furtuna opozitare e radhës në një filxhan çaji dimëror, për votën pro të Shqipërisë në OKB ndaj rezolutës që hodhi poshtë vendimin amerikan për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit, duket si vijimi me mjete të tjera, i debatit të brendshëm për çështjen e zgjedhjes së Kryeprokurorit të ri të Republikës. Protagonistët janë të njëjtë. Opozita dhe aktorët e faktorët e tjerë publikë pranë saj. Fjalori është i njëjtë po ashtu. Tonaliteti dhe nervi nuk ndryshojnë. Targeti për tu kryqëzuar, jo e jo.

Ndryshimi i vetëm në këtë fushatë të re, duket të jetë artikulimi i fortë i zërit publik që mungonte në debatin e parë; ai i Presidentit të Republikës, z. Ilir Meta. Sinjalet e para të përfshirjes së tij në këtë rast, erdhën fillimisht andej nga edhe pritej ndoshta më pak. Nga ish partia e tij, LSI-ja. Sepse presupozohet se tashmë Presidenti është një faktor mbi palët. Numri 2 i LSI, tha se vota e Shqipërisë nuk ishte e konsultuar paraprakisht me Presidentin e Republikës. Ky qëndrim u pasua me një deklaratë të zëdhënësit të kreut të shtetit, i cila ishte në të njëjtën linjë me atë të LSI, duke riktheksuar se vota nuk përfaqësonte vullnetin e Presidentit.

Më pas, ka qenë vetë Presidenti Meta që i ka dërguar një letër Presidentit amerikan Tramp, si rrallëherë ndoshta kjo në praktikën e këtij institucioni, duke dalë formalisht dhe zyrtarisht kundër qeverisë së vendit që drejton. Në të shprehej shqetësimi se “vota kundër aleatit dhe mikut tonë të madh, është marrë pa asnjë konsultim paraprak me Presidentin e Republikës e Parlamentin dhe nuk pasqyron vullnetin e kombit dhe të popullit shqiptar”.

Letra u bë publike, ndërkohë që mediat ndërkombëtare raportonin se Presidenti Trump ka filluar një kurs special për perfeksionimin e lojës së golfit. Ndërkohë që po i gëzohet suksesit për çështjen e fitores së tij të madhe politike,- nder premtimet kryesore elektorale,- për shkurtimin drastik të taksave. E nga ana tjetër, faqet e mediave rozë dhe serioze, janë të mbushura me atmosferën e krishtlindjeve në Shtëpinë e Bardhë dhe me plot “ujëra të tjera trëndafili” si këto.

Kjo betejë e re politike, mediatike dhe publike e opozitës për Jeruzalemin, është si në formë ashtu edhe në përmbajtje, vazhdim i protestës të së hënës për zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri, me mjete të tjera. Por me një ndryshim kyç nga e para. Në betejën për Prokurorin e Përgjithshëm të Përkohshëm ky kor ishte kundër SHBA, Ambasadorit të saj në Tiranë z. Donald Lu, por edhe kundër BE, OPDAT e EURALIUS dhe të gjithë atyre ndërkombëtarëve që e mbështesnin këtë hap të finalizuar me votimin dhe zgjedhjen në detyrën e re, të znj. Arta Marku.

Ishin aq agresive kundër SHBA, ambasadës në Tiranë e Ambasadorit sa edhe pas votimit, për ta çuar deri në fund mllefin e tyre, i dërguan e-mail-e, sms, letra e mesazhe, telefonata, kërkuan që ta takonin, të sqaroheshin. Se ai nuk e paskësh kuptuar mirë se Edi Rama ia kishte hedhur, se këtë lojë e paskesh bërë për të kapur Prokurorinë me ndihmën e SHBA etj, etj. Edhe shkuarjen e Ambasadorit Lu të nesërmen e hyrjes në zyrë të Kryeprokurores, nuk donin që ta quanin mbështetje, inkurajim dhe nxitje për ti shkuar reformës në drejtësi deri në fund.

Pasi kaluan disa orë, e më pas ditë, gjakrat filluan të ftohen dhe nisën të kuptonin se kishin shkuar shumë më larg sesa e mendonin me “antiamerikanizmin” e tyre, me qëndrimet e tyre “sovraniste”, “legjitimiste”, “kushtetuese”, “të pavarura”. Ndaj duhej sajuar diçka urgjente për ta rikuperuar te gjithen kete. Fati u buzëqeshi shpejt, sepse Shqipëria votoi në OKB jo kundër SHBA, por pro një rezolute me konsensus të gjerë ndërkombëtar. Në këtë votim SHBA-në e mbështetën 8 shtete, 35 të tjera abstenuan. Ndërsa Shqipëria bën pjesë në listën e atyre 128 shteteve që ishin pro mbajtjes së qytetit të Jeruzalemit me statusin aktual, si një qëndrim historikisht i njohur e i pranuar tashmë prej shumë e shumë dekadash.

Opozita jonë po të ishte në pushtet do të votonte njësoj si edhe mazhoranca aktuale. Ata e dinë këtë. Ua tha ministri i tyre i Jashtëm Besnik Mustafaj: “Që në vitin 2005, PD vendosi një standard. Në politikën e jashtme, çdo vendim i Shqipërisë do të ishte njësoj me atë të BE!” Kaq. Ky diskutim mbyllet këtu, për aq kohë sa edhe kjo votë e fundit e Shqipërisë në OKB, ishte si edhe ajo e BE.

Me proamerikanzimin e shtirur, me nacionalizmin e rremë dhe me anatemimin fals ndaj një vendimi që në asnjë rast nuk na prish dhe nuk ndryshon asgjë në thelbin e marrëdhënieve të SHBA me Shqipërinë, opozita do fitojë këtë radhë, atë që fitoi edhe të hënën në Parlament.

Për fatin e tyre të keq, ka qenë zëdhënësja e Departamentit Amerikan të shtetit, Heather Nauert ajo që e ka sqaruar edhe këtë “merak kaq të madh”, kur tha: “Vota në OKB NUK do të jetë i vetmi faktor që qeveria Amerikane do të marrë parasysh, në marrëdhëniet me shtetet e tjera”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “Sugar Wings”/ Elhaida Dani publikon klipin e saj të ri (VIDEO)
Previous article Fjalët e fundit të babait të Florenc Beqirit: Ma vranë djalin... (Foto)

Redaktor1

Postime të ngjashme

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë? OP-ED

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT