• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Vaksinimi masiv i popullsisë VS mitingjet masive të Lulit
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Vaksinimi masiv i popullsisë VS mitingjet masive të Lulit

28 March, 2021 Redaktor1 OP-ED

Që në orët e para të fillimit zyrtar të fushatës elektorale për zgjedhjet e përgjithëshme parlamentare, është e qartë se shqiptarët janë thirrur të votojnë: Pro jetës, apo pro vdekjes. Pro vaksinimit masiv, apo pro grumbullimeve masive. Pro imunizimit ndaj virusit vrasës, apo pro ekspozimit kolektiv ndaj efekteve të tij. Pro zbatimit të protokolleve të distancimit social, apo pro rrëmujës që krijon bomba pandemike!

Këto janë pamjet e kundërta, që simbolizojnë deri më tani, qasjen e grupimeve politike të drejtuara nga Kryeministri dhe kandidati i opozitës për ta zëvendësuar atë. PS përfaqëson në këtë përballje të kundërtash, qasjen konform të gjitha rregullave të mjekësisë, shkencës dhe vendimeve institucionale. Ndërsa PD në veçanti dhe opozita në tërësi, të kundërtën.

Kjo qasje e këtyre orëve të fundit, është as më shumë e as më pak, por vetë miniatura e asaj që e majta dhe e djathta kanë ofruar për shqiptarët në këto 30 vitet e post komunizmit.

PS ka qenë në anën e shtetformimit, institucioneve, rregullave, dialogut, arritjes së marrëvjeshjeve dhe zbatimit të normave të bashkëjetesës në një demokraci funksionale.

Ndërsa PD ka përqafuar rrugën e rrugës, të përplasjes, konfrontimit, dhunës, tensioneve, sulmeve mbi institucionet kushtetuese të vendit duke përçuar një frymë që shkon në kufijtë e antiligjit e antishtetit.

Mitingu i PD të enjten e kësaj jave që po lemë pas në Sheshin “Nënë Tereza”, ku nuk u zbatua asnjëra nga rregullat më elementare të pandemisë globale, takimet e Lulzim Bashës nëpër qytetet e ndryshme të Shqipërisë me grumbullime masive qytetarësh dhe deri tek takimi me të rinjtë e Elbasanit këtë të dielë nuk janë rastësore. Ato tregojnë një qasje të përherëshme të PD në raport me rregullat e normat e shkruara e të pashkruara në demokraci.

E ndërsa kandidati i opozitës për Kryeministër bën këtë lloj fushate që nuk ka guxuar ta bëjë askush deri më sot në botën demokratike në kushtet e pandemisë globale, Edi Rama po bën të kundërtën. Po bën gjithçka për të sjellë sa më parë, sa më shumë doza vaksinash anti covid-19 për popullsisë, derisa ia doli që këtë të dielë të realizonte edhe kryepremtimin e tij: Të niste vaksinimi masiv i popullsisë, me synimin që brenda majit, atë ta kenë mare mbi 500 mijë qytetarë.

Kaq mjafton për të kuptuar se ndryshe nga fushatat e tjera elektorale, qytetarët shqiptarë e kanë më të thjeshtë së në çdo garë tjetër zgjedhore, të bëjnë qartësisht dallimin mes dy ofertave. Sepse nëse ka një gjë që shqiptarët e kanë ndarë mençurisht me votë, si çdo popull tjetër i civilizuar, kanë qenë pikërisht momentet më kyçe të këtyre tri dekadave të fundit të pluralizmit. Ndaj edhe këtë radhë, gjithkush është më i qartë se çdo herë tjetër, që të votojë për sigurinë e jetës së tij, apo për rrezikimin e saj.

Në ditën e parë të vaksinimit masiv të popullsisë, kudo në Shqipëri plot 11 478 qytetarë, morën bashkë me dozën edhe një mesazh të jashtëzakonshëm vazhdimësie, shprese dhe optimizmi për të ardhmen e tyre. Një e ardhme më e sigurtë për veten, familjarët, të afërmit dhe bashkëqytetarët me të cilën ndajnë përditshmërinë e jetës.

Këto shifra tejet optimiste për një vend si yni, bëjnë që gjithkush të shohi dritë në fundin e tunelit të errët të një lufte që ka mbyllur shumë vende, ka shkatërruar apo frenuar shumë ekonomi dhe mbi të gjitha, ka sjellë shumë viktima ndër jetët njerëzore.

Lulzim Basha nuk një plan. E çfarë është edhe më e keqja, ai nuk ka asnjë fjalë për të thënë për pandeminë. Për projektin e tij të vaksinimit të popullsisë, të rihapjes së vendit dhe të ringritjes social-ekonomike të vendit nëse do të vinte në krye të qeverisë pas 26 prillit.

Shqiptarët janë përveç të tjerash, një nga popujt më pragmatistë, sepse kanë ditur gjithmonë të zgjedhin më mirë “vezën” e Edi Ramës sot, sesa “pulën” e premtuar nga Lulzim Basha mot. Ndaj me sa duket, vetëm një majë gjilpëre e ndan fituesin nga humbësi, në zgjedhjet e kësaj radhe!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E ÇUDITSHME/ Ndeshja e Zvicrës starton 20 minuta me vonesë, shikoni çfarë ndodh me portën (VIDEO)
Previous article KATAR 2022/ Pas një asist nga Ibrahimovic, Claesson ndëshkon Kosovën me portën e boshatisur (VIDEO)

Redaktor1

Postime të ngjashme

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë? OP-ED

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT