• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ “Tri këngë zie” pas rekomandimit për hapjen e negociatave!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ “Tri këngë zie” pas rekomandimit për hapjen e negociatave!

29 May, 2019 Redaktor1 OP-ED

Eshtë pritur me emocione të kundërta, rekomandimi i Komisionit Europian për hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Pasi Komisioneri për Zgjerimin Johannes Hahn prezantoi Paketën e Zgjerimit në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian, në Tiranë mazhoranca e përshëndeti me një opotimizëm të përligjur këtë hap, ndërkohë që krejt e kundërta ndodhi me “kundërshtarët” e qeverisë së Kryeministrit Edi Rama.

“Shqipëria ka çuar përpara reformat, veçanërisht një transformim të madh të sistemit të Drejtësisë, përfshirë një proces të paprecedentë rivlerësimi të gjyqtarëve dhe prokurorëve”, u shpreh Hahn i cili shtoi:  “Të dyja vendet kanë bërë përpara me reformat, veçanërisht në fushat e përcaktuara nga Këshilli në Qershor 2018. Për këtë arsye Komisioni Europian i rekomandon Këshillit hapjen e bisedimeve tani, si me Shqipërinë ashtu edhe me Maqedoninë e Veriut. Që të mbetet i besueshëm, Bashkimi Europian duhet t’i përmbahet angazhimeve të veta dhe t’u përgjigjet qartë dhe pozitivisht, kur vendet i përmbushin detyrimet e tyre”.

Reagimi i opozitës jashtparlamentare, i Presidentit të Republikës dhe ai i të gjithë opozitarëve dhe kritikëve të tjerë të mazhorancës në pushtet, nuk e di pse mu dukën sot, si perifrazimi i titullit të librit të njohur të Ismail Kadaresë, “Tri këngë zie për Rekomandimin!”

Kënga e parë, u duk sikur u këndua nga lidershipi i opozitës sonë jashtparlamentare. Kryetari i PD Lulzim Basha, që nuk lë shkrim e kronikë në mediat e huaja, këshilltar apo deputet të ndonjë vendi tjetër që flet për zhvillimet në Shqipëri pa komentuar, priti disa orë derisa të shkonte në një sallë dasmash për takim me militantët e PD në Fier, që të prononcohej. Por, mos u entuziazmoni. Nuk është ashtu siç e prisnit ju.

Lideri i opozitës, nuk e ka përshëndetur rekomandimin për hapjen e negociatave pa kushte të Shqipërisë me BE duke u pozicionuar kundër Progres-Raportit të Komisionit Europian. Ndaj ka deklaruar: “Ramën e kanë njoftuar se Këshilli Europian në qershor do votojë për mos hapjen e negociatave” dhe se sipas tij ky “është një lajm ndëshkimi për çdo shqiptar, ndëshkim i pamerituar që ka një fajtor, një emër, Edi Ramën dhe qeverinë e tij antieuropiane”.

Kur është fjala për opozitën tonë jashtparlamentare, asgjë nuk të çudit më. Këtë e dinë të gjithë tashmë, edhe ndërkombëtarët. E tha Michael Roth ministri Shtetit në qeverinë e Kancelares Merkel, sot në editorialin e gazetës më të madhe të Gjermanisë, por edhe komisioneri Hahn gjatë një interviste në “Top Channel”: “Opozita shqiptare është arësyeja se përse disa shtete anëtare të BE kanë ende skepticizëm për Shqipërinë” dhe jo qeveria.

“Opozita, në mënyrë të përsëritur ka zgjedhur të transmetojë imazhe të dhunshme, në vend të angazhimit konstruktiv në konkurrencën politike të ideve me qeverinë në Parlament, nga i cili ata kanë zgjedhur të largohen. Kjo politikë penguese dhe e papërgjegjshme nuk duhet të na verbojë nga ajo që po bën vendi. Fakti mbetet që Shqipëria ka bërë një përparim të qartë drejt BE-së”,- shkruajti Roth.

Kënga e dytë e zisë u këndua nga Presidenti i Republikës i cili është bërë prej kohësh palë me opozitën jashtparlamentare në qëndrimet e tij. Ilir Meta nuk e përshëndeti menjëherë rekomandimin, siç edhe pritej në këtë rast. Ai nuk e ka bërë këtë, as pasi priti në takim Ambasadorin e Delegacionit të BE në Tiranë, Luigi Soreca, me rastin e publikimit të raportit të progresit për Shqipërinë, nga Komisioni Europian.

Në njoftimin e Presidencës thuhet vetëm formalisht se “Presidenti mirëpriti rekomandimin e përsëritur të KE-së, që Shqipëria të çelë negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian, me shpresën që ky rekomandim të marrë edhe miratimin e vendeve anëtare.”

Kënga e tretë e zisë u këndua nga të gjithë kritikët, skeptikët, kundërshtarët e deri ata që janë vetshpallur si “armiqtë” e kësaj mazhorance dhe qeverisë së Kryeministrit Edi Rama. Qofshin ata aktorë e faktorë të ndryshëm të jetës publike e shoqërore të vendit, qofshin në media, e të njohur tashmë për rreshtimin e tyre kundër.

Pavarësisht nga këto, e rëndësishme është që Shqipërisë iu hap drita jeshile për të vijuar pa u ndalur rrugën e saj drejt integrimit, deri në anëtarësimin e plotë në Bashkimin Europian. Fitorja e forcave politike që udhëhiqen nga fryma dhe filozofia e zgjerimit, në zgjedhjet e fundit për në Parlamentin Europian, janë një garanci më shumë se ky proces dhe ëndrra jonë për Shqipërinë europiane, do të vazhdojnë deri në realizimin e tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEPUTETËT "GANGSTERË" QË GODITËN POLICËT/ Dy "VIDEO" dhe e vërteta mes tyre. Kush është pala e dhunuar
Previous article "BASHA I PASHPRESË SI LIDER"/ Ngjela: Ka frikë nga reforma në drejtësi

Redaktor1

Postime të ngjashme

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec OP-ED

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT