Të gjithë ata që meren me historikun e zhvillimeve politiko- shoqërore në Shqipëri, duhet ta shënojnë diku me të kuqe në kalendar, ditën e sotme.
Sapo ka përfunduar Mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë ku janë prezantuar 15 kandidatë për anëtarë të SPAK (Struktura e Posaçme Anti Korrupsion).
SPAK dhe BKH (Byroja Kombëtare e Hetimeve) janë dy shtyllat kryesore mbi të cilat po ngrihet sistemi i ri i drejtësisë.
Hedhja e këtij hapi “të vogël” për nisjen e punës nga SPAK, shënon një hop të madh për reformën në drejtësi, e cila nga ky moment e tutje, bëhet më në fund e dukshme dhe e prekshme për të gjithë.
Tashmë është çështje javësh, që të nisi hapja e dosjeve të mëdha të krimit dhe korrupsionit 30 vjeçar, që do të trondisi nga themelet elitën e vjetër politike që po mban peng, të ardhmen tonë europiane.