• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ “Ti biesh pash më pash, ferrit” të marrëzisë politike!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ “Ti biesh pash më pash, ferrit” të marrëzisë politike!

2 June, 2019 Redaktor1 OP-ED

Megjithëse po mer çdo ditë mesazhe të qarta e të prera kundër gjithçkaje që po bën që pas diegies së mandateve parlamentare, opozita jonë duket sikur është e vendosur që “ti bie pash më pash, ferrit” të marrëzisë së saj.

Ishte Jens Stoltenberg, Numri Një I NATO-s, që gjatë vizitës së tij në Tiranë, e tha qartë dhe prerë se dhuna e protestave të opozitës është e papranueshme. Ashtu siç është e papranueshme për shefin e aleancës më të madhe të sigurisë në botë, ku Shqipëria është anëtare prej 10 vjetësh, dhe minimi i institucioneve.

Aleanca e Atlantikut sapo kanë realizuar një nga investimet më të mëdha të tyre në Shqipëri, prej 50 milionë eurosh, për ngritjen e bazës ajrore në Kuçovë. Pa llogaritur ndihmën e paçmuar të saj që nga lufta për çlirimin e Kosovës, e deri ditët e sotme. Por edhe për rolin dhe kontributin e saj për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit.

Në konferencën për shtyp me Kryeministrin Edi Rama, kreu I NATO dha një mesazh të qartë, për stabilitetin e një vendi anëtar si Shqipëria. Në të vetmen fjali ku përmendet çështja e zhvillimeve të brendashme politike në vend, nga deklarata e Presidentit të Republikës pas takimit të tij me Stoltenberg, thuhet se Meta ndan të njëjtin vizion me të se “është detyra dhe përgjegjësia e çdo aleati të forcojmë Organizatën duke investuar çdo përpjekje dhe kontribut në shërbim të mbrojtjes kolektive dhe njëkohësisht të çdo vendi anëtar”.

Nga kjo gjuhë e drunjtë, lihet të kuptohet se edhe nëpërmjet Kreut të Shtetit, opozita shqiptare jashtparlamentare ka marrë një mesazh të qartë e të prerë nga shefi i NATO. Aq më tepër që deri më sot, asnjë vend anëtar I Aleancës, nuk mund të jetë konsumatore e sigurisë dhe stabilitetit të vet të brendshëm, për aq kohë sa presupozohet se ajo është anëtare e saj, për të importuar standardet e veta të larta të sigurisë drejt vendeve të tjera.

Shenjat e para të mesazheve të Stoltenberg, në drejtim të opozitës sonë, shihen gjatë zhvillimit të protestës së mbrëmjes së 2 qershorit. Ajo që është e vërtetuar tashmë, lidhet me faktin se dhuna kundër institucioneve kushtetutese të vendit dhe forcave të sigurisë, gjatë zhvillimit të këtyre protestave është një dimension që përgjithësisht është “komanduar” nga lidershipi I saj.

Kur kryetarët e PD dhe LSI kanë marë mesazhe të drejtpërdrejta nga SHBA, BE dhe partneret e tjerë ndërkombëtarë, dhuna është evituar dhe protestat kanë qenë relativisht të qeta e paqësore. Në rastet e tjera, janë përdorur të gjitha format dhe mjetet e dhunshme, deri tek bombat molotov dhe mjete të tjera piroteknike të ndaluara me ligj dhe mjaft të rrezikshme për jetën njerëzore.

E ndërsa dhuna në protestat e organiozuara prej tyre është në dorë të lidershipit opozitar, ajo që ka dalë jashtë fuqive të tyre tashmë, është “minimi I institucioneve”. Me këtë frazë, Stoltenberg me siguri që e ka patur fjalën për djegien e mandateve të deputetëve dhe daljen Parlamenti dhe mosfutja në procesin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Nëpërmjet daljes nga sistemi politik I vendit, opozita jonë jashtparlamentare ka minuar dimensionin e demokracisë përfaqësuese. Qytetarët në një Republikë Parlamentare si jona, pushtetin e tyre ia delegojnë me vote deputetëve, në mënyrë që ata ta ushtrojnë vullnetin e tyre në Parlament kur janë në opozitë, e bashkë me të edhe në ekzekutiv kur janë në mazhorancë qeverisëse.

Kjo marrëzi në të cilën është zhytur Opozita e Bashkuar, nga një Ferr për sistemin demokratik të vendit, tani është shndërruar në një Ferr për atë vetë. Duke rrezikuar pas 30 Qershorit, që të realizojnë profecinë e kauzës së tyre, duke përfunduar në një opozitë që po del nga loja, duke u vetshkrirë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TUBIMI I OPOZITËS/ Tollumbace "RAMA IK" dhe yjet e BE-së në PROTESTËN e opozitës (FOTO+VIDEO)
Previous article RRËFEN SHUMË TË PATHËNA NGA JETA E SAJ/ Amarda Toskës i bëjnë surprizën e ëmbël në mes të emisionit (FOTO)

Redaktor1

Postime të ngjashme

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec OP-ED

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT