• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Të vërtetat që nxjerrin zbuluar protestën e opozitës
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Të vërtetat që nxjerrin zbuluar protestën e opozitës

11 January, 2018 Redaktor1 OP-ED

Opozita ka nisur të zbatojë vendimin e saj për një marrëdhënie të kushtëzuar me Parlamentin, si një mjet për të rritur presionin ndaj qeverisë, të paktën deri në prostestën e 27 janarit, por besoj edhe më tej. Sepse e gjitha çfarë po luhet nuk ka asnjë ndryshim të paktën deri tani, me atmosferën që e çoi PD në çadër para zgjedhjeve të 25 qershorit. Kryetari i PD Lulzim Basha ka deklaruar se motivi i kësaj proteste është drejtësia e pakapur dhe dhënia fund e paligjshmërisë përmes një qeverie antimafia me mandat për të zhvilluar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Përtej kësaj retorike politike që as ata që i artikulojnë nuk i besojnë, përtej shfaqjes, maskës dhe aktrimit si shumë të merakosur e të shqetësuar për ecurinë e reformës në drejtësi, realiteti duket të jetë krejt tjetër nga pamja iluzore që kërkohet të krijohet.

Po mundohem që ti rendis me radhë disa të vërteta të thjeshta, të cilat mund të ndihmojnë mendjet e arësyeshme e të ftohta, pavarësisht nëse kanë votuar ose jo për qeverinë, që të kuptojnë se prapa motiveve që artikulohen, fshihet një hall apo një shkak krejt tjetër.

Së pari, opozita në 18 dhjetor u shpreh se po protestone aq fort brenda dhe jashtë sallës së Kuvendit, kur po zgjidhej Kryeprokurorja e Përkohëshme, jo për ikjen e Adriatik Llallës. Kundërshtimi i fortë kërkohej të justifikohej me “shqetësimin” se pasaardhësi i Llallës duhej të ishte një Prokuror i Përgjithshëm i Përhershëm. Si Berisha ashtu edhe Kryemadhi, u shprehën se Arta Marku ishte një grua e mirë dhe nga familje e fisme, ndaj nuk kishin gjë personale me të.

Së dyti, meqë e paskan me parimin dhe opozita qenka vërtetë kaq shumë parimore, dihet se zgjedhja e Kryeprokurorit të Përhershëm, sipas ligjit të ri bëhet nëpërmjet ngritjes së një strukture të re që quhet: KLP (Këshillit të Lartë të Prokurorisë). Në përbërje të tij janë veç të tjerësh, edhe 5 anëtarë që votohen në Parlament. Të hënën e javës tjetër, rifillon punën Kuvendi. Opozita fare mirë mund të heqi dorë nga vendimi për ta kushtëzuar pjesëmarrjen në punimet e tij. Pas kësaj, Shqipëria bëhet me Kryeprokuror të ri të Përhershëm siç thotë vetë PD dhe LSI se e duan.

Së treti, vetë opozita ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese, sëbashku me shoqatat e gjyqtarëve, disa ligje të paketës së reformës në drejtësi, ku për tri nene iu është dhënë të drejtë. Në mënyrë që reforma në drejtësi të eci më shpejt, të implementohet, të zbatohet dhe të sjelli frutat që opozita thotë se mezi pret që ti shijojë, ajo duhet që të shkojë në Parlament për të votuar nenet e reja, të cilat kërkojnë 84 vota. Kjo do të thotë se prania e saj në sallë është e domosdoshme jo vetëm fizikisht por edhe duke dhenë votën pro ligjeve që i ankimoi vetë.

Së katërti, partitë e vogla opozitare, prej disa javësh janë në një proces konsultimi dhe institucionalizimi të bashkëpunimit mes tyre, me qëllim që të thonë më fort fjalën për reformën e re elektorale, të cilën e konsiderojnë prioritet të prioriteteve. Kuptohet se ato kanë arësye ekzistenciale, pasi e kuptojnë se e kundërta, mund të bëjë që nesër të dalin nga loja e politikës së madhe. Këtë kërkesë, kryetarët e këtyre partive, ia kanë ngritur edhe kryetarit të opozitës Lulzim Basha në tryezën e fundit të konsultimeve për mitingun e 27 janarit, ku u mor edhe vendimi I marrëdhënies së kushtëzuar me Parlamentin. Atëherë, si do e realizojnë këto parti qëllimin e tyre jetik, duke qëndruar jashtë Parlamentit?! Po PD e LSI shtrohet pyetja pas kësaj, a e duan vërtetë këtë reformë, meqë thonë se do protestojnë veç drejtësisë edhe për zgedhjet e lira dhe të ndershme në këtë vend?!

Mund të rreshtohen këtu shumë argumente të tjera të natyrës legjislative ose jo (përtej retorikës politike) por besoj se kaq mjaftojnë për të kuptuar se ato që paraqiten për mitingun, “s’janë shkaqe, por sebebe…”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “Përgjithmonë e jotja dashuria ime”, dedikimi i Venerës për partnerin e saj Lindin (FOTO)
Previous article Ende nuk ka debutuar, por ka blerë shtëpi luksoze 2.8 milionë euro (FOTO)

Redaktor1

Postime të ngjashme

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë? OP-ED

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT