• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Të shkëputesh nga Turqia, 105 vjet pas pavarësisë!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Të shkëputesh nga Turqia, 105 vjet pas pavarësisë!

14 April, 2018 Redaktor1 OP-ED

E marta e 17 prillit, kur Komisioneri i Zgjerimit Johannes Hahn dhe Shefja e Diplomacisë Europiane Federica Mogherini do të dorëzojnë në Tiranë progres raportin për Shqipërinë, do të mbahet mend gjatë. Sepse ajo datë krejt rastësore e që duket sikur nuk thotë asgjë sot, do të shënohet përgjithmonë si një gur i rëndësishëm kilometrik, në rrugëtimin europian të shqiptarëve.

Mediat gjermane publikuan pjesë të raportit, ku mësohet se Komisioni Europian ka vendosur zyrtarisht që të rekomandojë hapjen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë. Komisioni kërkon që qeveria e Shqipërisë të mos lerë vend për dyshime në orientimin dhe angazhimin strategjik, duke shfaqur vendosmëri e progres të pakthyeshëm. Komisioni kishte përmendur më herët vitin 2025 si datë për anëtarësimin e vendeve ballanike, por këtë radhë me sa duket, nuk do të japë referenca kohore.

Rekomandimi do ti jepet edhe Maqedonisë, e cila pas rënies së Gruevskit dhe krijimit të qeverisë së Zaevit, po le pas me shpejtësi problemet e mëdha të së shkuarës, duke marë vendime shumë të guximshme brenda vendit dhe me fqinjët, që e bëjnë Shkupin të jetë tashmë në një hap me Tiranën, në këtë proces. Mediat gjermane e konfirmojnë se Komisioni Europian do të rekomandojë hapjen e negociatave për anëtarësimin në BE, edhe për Maqedoninë.

Raporti njeh korrupsionin dhe krimin e organizuar si probleme shumë të theksuara në Ballkanin Perendimor. “Rajoni mbetet një portë e rëndësishme për trafikun e drogës, armëve dhe njerëzve në BE”,- thuhet në raport. Komisioni Europian sipas raportit,- vendosi një barrierë të madhe në rrugën e Turqisë drejt bisedimeve për anëtarësim, pasi tha se Ankaraja zyrtare ka ndërmarrë hapa seriozë që e largojnë nga Bashkimi Europian.

Pikërisht ky zhvillim i fundit, duket shumë interesant jo për Turqinë vetë, por për shqiptarët në raport me historinë. Vetëm tani pas 105 vjetësh nga pavarësimi prej Perandorisë Osmane, Shqipëria po arrin që të hedhi një hap shumë të rëndësishëm drejt qytetërimit perendimor duke e parakaluar përfundimisht Turqinë, në garën zyrtare të anëtarësimit në Bashkimin Europian. Shqipëria e trashëgimisë dhe e ndikimit oriental, kurrë nuk ka qenë në këto 600 vitet e fundit, më pranë rrënjëve të saj oksidentale, ëndrrës së rilindasve dhe etërve tanë themelues.

Turqia e ka firmosur marrëveshjen e asociimit plot 43 vjet përpara Shqipërisë, që në vitin 1963 kur Shqipëria ishte pjesë e Lindjes Komuniste dhe anëtare e Traktatit të Varshavës, armikes së NATO-s. Ajo e ka dorëzuar aplikimin për anëtarësim në BE që në 14 prillin e 1987 dhe e ka marë statusin e kandidatit për anëtarësim në Union, në dhjetor të 1999, plot 15 vjet përpara Shqipërisë.

Kjo qajse gjithësesi, nuk është thjeshtë dhe vetëm për meritë të Shqipërisë, por sigurisht, edhe për shkak të dështimit të Turqisë në reformat demokratizuese, sidomos vitet e fundit, kur ajo po i largohet gjithnjë e më me shpejtësi BE.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ti e ke çelsin e zemrës! Si u krijua dedikimi i Xhensilës për Besin?
Previous article HISTORIA/ Pajtohen pasi qëndruan 5 muaj të ndarë, gruaja ia fal xhelozinë ekstreme

Redaktor1

Postime të ngjashme

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec OP-ED

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT