• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Të gjithë kundër Bashës për 30 Qershorin! Ja çpo ndodh
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Të gjithë kundër Bashës për 30 Qershorin! Ja çpo ndodh

28 June, 2019 Redaktor1 OP-ED

Ajo që u tha se do të ishte e diela kundër Edi Ramës, ka nisur që tani që të jetë “Dita e Gjykimit” kundër Lulzim Bashës.

Aleatët e Opozitës së Bashkuar dhe personazhe të zëshëm brenda forumeve drejtuese të PD, e kuptojnë se sot kauza e Lulzim Bashës “ose ikën Edi Rama, ose shkrihet opozita”, po çon drejt alternativës së dytë.

Kryetari i LZHK Dashamir Shehi nis e numëron tri gabimet madhore të kryetarit të opozitës së rrugës: Reforma e ndarjes administrativo-territoriale, armiqësimi me perëndimin për shkak të reformës në drejtës dhe bojkoti i reformës elektorale vlerësohen disa nga dështimet e opozitës nën udhëheqjen e Lulzim Bashës.

Ish zv. Ministrja e Jashtme e PD, Edith Harxhi ka thënë se 1 korriku do të jetë vonë për Lulzim Bashën, pasi ai e shndërroi partinë në një organizatë të dhunshme. 

Anëtari i këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri shkon më tej kur i thotë Bashës që “je njësh për të qenë dysh” dhe se me të po humbasin të gjithë opozitarët dhe demokratët e vërtetë. Por ti mos u dorëhiq derisa të humbasin gjithçka të gjithë,- ironizon ai.

Këto zëra sa vijnë e shtohen, duke u inkurajuar edhe nga heshtja dy javore e Berishës, si dhe nga rritja e influencës së Bujar Nishanit brenda opozitës, i cili përflitet si pasaardhësi i mundshëm i Bashës në luftën e ardhshme për kreun e ri të Partisë Demokratike. 

Zërat brenda kupolës së SHQUP, shprehen se ka edhe një ftohje të madhe mes Metës dhe Bashës, pasi thuhet se Presidenti preferon paraardhësin e tij Nishani në përballjen opozitare me Ramën. 

Përfundimi me sukes i 30 Qershorit, pritet të sjellë forcimin e mazhorancës dhe një verë të nxehtë për opozitën. Loja ka filluar, ende pa u hapur kutitë e votimit. Qëndrimi i SHBA pro 30 Qershorit, i vuri vulën lojës së re politike në Shqipëri, që nisi me çarjen e madhe brenda opozitës. 

Ndërkohë, krijimi i Gjykatës Kushtetuese në korrik, pritet ta çojë klasën politike me një President të ri, përpara pushimeve verore të gushtit ose maksimumi në shtator.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRFUNDOJNË PUSHIMET E MARINËS DHE GETOARIT/ Luana bën komentin epik (FOTO)
Previous article PD "E SHET" SI KËSHILLTAR TË METËS/ CDU: Nuk e njohim fare Martin Henzen (PROVAT)

Redaktor1

Postime të ngjashme

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë? OP-ED

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT