• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Të gjitha shifrat e një farse komike që po luhet në PD!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Të gjitha shifrat e një farse komike që po luhet në PD!

25 August, 2020 Redaktor1 OP-ED

Imagjinojeni një proces ku për të përzgjedhur në fund 43 deputetë, sa ishte edhe numri i mandateve të fituara nga PD në zgjedhjet e 2017, thirren për konkurim mbi 4000 kandidatë në të gjithë Shqipërinë për listën e garës së radhës më 2021.

Fillimisht u tha se ishin 2 000 veta të propozuar nga baza e demokratëve. Më pas u tha 3 000. E më në fund u saktësua, se bëhet realisht fjalë, për plot 4 000 kandidatura.

Shqipëria ka 2962 fshatra, 72 qytete, 61 Bashki, 372 Njësi Administrative dhe 12 qarqe. Kjo do të thotë se Partia Demokratike edhe nëse do të zgjedhte secilin prej tyre kryeplak fshati, kryetar qyteti, kryetar bashkie, kryetar njerësie administrative dhe kryetar qarku do ti tepronin edhe 411 emra të tjerë për listën e kandidatëve të saj për deputetë, në zgjedhjet e pranverës së ardhshme.

Tallje më të madhe se kjo, historia e këtyre 30 viteve të pluralizmit, as ka parë dhe as ka për të parë ndonjëherë nga ndonjë prej partive politike me anëtarët dhe drejtuesit e vet, në të gjithë territorin e vendit. Sepse në fund të fundit, nga 4 000 emra të propozuar, 3 957 prej tyre nuk do të jenë në sallën e Parlamentit të ri, që do të dalë në përfundim të këtij procesi.

Si të mos mjaftonte e gjithë kjo estradë e paparë politike, secili prej kandidaturave i është kërkuar që të plotësojë, edhe një formular prej 30 faqesh. Me të gjitha këto formularë të plotësuar nga secili prej 4 000 kandidatëve, që kanë dorëzuar formularët në SHQUP, do të prodhohej një libër me 120 000 mijë faqe. Me siguri që nëse nuk do të hynte në punë për asgjë, të paktën ky libër, do të ishte i denjë për tu regjistruar në librin e rekordeve Guinness.

Nuk di të ketë ndonjë aplikim tjetër as për punë, as për shkollë, as për vizë amerikane apo britanike që kanë më shumë procedura dhe çfarëdolloj gjëje tjetër që i bie rasti njeriut në këtë jetë për të aplikuar, që të kërkojë një formular me 30 faqe. Në përfundim të të gjithë këtij procesi, 118 710 nga këto fletë formularësh do të përfundojnë në Lanë, sepse do të jenë ato të kandidaturave që nuk do të arrijnë të jenë nesër pjesë e Parlamentit të ri.

Një shifër tjetër që të bën për të qeshur dhe për të qarë në gjithë këtë farsë komike që luhet prej javësh në selinë e PD, është se pas një procesi seleksionimi, komisioni 5 anëtarësh i përzgjedhjes, do të arrijë që të seleksionojë për në fazën finale 300 kandidatura nga 4 000 të propozuarit.

Pyetja e parë naïve që gjithkush nga fatkeqët që nuk do ta shohin emrin në këtë listë mund të jetë: Mbi çfarë kriteri konkret do të eleminohen 3 700 të tjerët?! Sepse kjo përzgjedhje do të kishte kuptim që të bazohej në një pyetësor prej 30 faqesh ku për secilin prej kritereve të vendosej një pikëzim i caktuar. Siç ndodh në konkurset e pranimit le të themi në shkollat e larta, në një vend të caktuar pune, për një projekt, e kështu me radhë.

Pyetja e dytë naïve që mund të bëjnë sërisht të eleminuarit ose gjithkush tjetër është: Pse 300 dhe jo 299 apo 301? Apo pse 300 kandidatura do të kalojnë në fazën tjetër dhe jo 420, nga 3 alternativa për secilin nga 140 kandidatët e listës zyrtare që do të paraqesë PD në KQZ për zgjedhjet e 2021? Ose 240, nga dy kandidatura për secilin nga 140 të përzgjedhurit në përfundim të të gjithë këtij procesi maratonë?

Këto dhe shumë pyetje të tjera që do të lindin në vijim, nuk janë gjë tjetër, veçse treguesi i falsitetit dhe talljes së madhe që po bëhet me atë që konsiderohet si gjëja më serioze në demokraci: Procesin zgedhor dhe listën e ekipit kombëtar të një partie politike, që kërkon të qeverise një vend për mandatin e ardhshëm!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TIRANA-CRVENA ZVEZDA/ Kampionët e Shqipërisë pafat, shtylla i mohon golin Muçit (VIDEO)
Previous article DALIN DETAJET/ Shënjestër e ATENTATIT në Shkodër, kush janë dy 24-vjeçarët e plagosur (EMRAT)

Redaktor1

Postime të ngjashme

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë? OP-ED

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT