• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Të bëhet drejtësi, edhe sikur qiejt të përmbysen!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Të bëhet drejtësi, edhe sikur qiejt të përmbysen!

20 March, 2019 Redaktor1 OP-ED

Ajo që po bëhet gjithnjë e më e qartë rreth zhvillimeve të fundit politike në Tiranë, është fakti se vendimi i lidershipit për ta nxjerrë opozitën jashtë sistemit Parlamentar, nuk ka asnjë lidhje me pretendimet e tyre për legjitimitetin e procesit zgjedhor të 2 viteve më parë. Ky hap i paprecedent “in extremis” ka lidhje vetëm me një zhvillim. Vetëm me një hall. Vetëm me një shqetësim. Vetëm me një merak: Të devijojnë e ta shtrembërojnë, reformën në drejtësi në Shqipëri.

Ndaj: Të bëhet drejtësi, edhe sikur qiejt të përmbysen!

Sa herë që reforma në drejtësi hedh një hap përpara, të gjithë ata që janë pjesë e këtij shqetësimi, e kanë gjetur mënyrën për ti bërë thirrje mazhorancës qeverisësë, që të hedhi një hap pas.

Ndaj: Të bëhet drejtësi, edhe sikur qiejt të përmbysen!

Sa herë që ngritja e institucioneve të drejtësisë së re, bën dy hapa të tjerë përpara, të gjithë ata që e inkurajuan me veprime dhe mosveprimet e tyre opozitën që të shkonte larg, madje shumë- shumë larg me vendimet e saj për të djegur mandatet parlamentare, i bëjnë thirrje sa për sy e faqe edhe asaj, që të bëjë nja dy hapa pas.

Ndaj: Të bëhet drejtësi, edhe sikur qiejt të përmbysen!

Pjesa e korruptuar dhe e kriminalizuar e elitës politike të këtyre 30 viteve të fundit, e kishte kapur drejtësinë ndaj edhe flinte e qetë. Sepse kishte kush rrinte pa gjumë në këtë vend, nga drejtësia e mohuar dhe e munguar, për të pafajshmit dhe të pamundurit. Statistikat e deritanishme të procesit të “vettingut” me rreth 60 prokurorë dhe gjyqtarë kanë dalë nga sistemi, po tregojnë se pakti i elitës së korruptuar të drejtësisë së vjetër me lidershipin politik, ishte shumë i thjeshtë: Na lini të qetë çfarëdo që të bëjmë dhe ju do të jeni gjithmonë të qetë, çfarëdo që të bëni!

Ndaj: Të bëhet drejtësi, edhe sikur qiejt të përmbysen!

Në Shqipëri, si askund tjetër në ish lindjen komuniste, drejtësia u shndërrua në kolonën më të kalbur të sistemit, pasi të gjitha raportet ndërkombëtare tregonin se në këtë pushtet ishte instaluar me sukses kultura e pandëshkueshmërisë. Thënia e Biblës se “ti gjykatës do të jesh i drejtë kur ti fusësh frikën fajtorit”, këtu ishte transformuar në: “Ti gjykatës po i fut frikën gjithkujt, përveç atij që është fajtori i vërtetë”!

Ndaj: Të bëhet drejtësi, edhe sikur qiejt të përmbysen!

Kur një diplomat i lartë i ambasadës së SHBA në Tiranën e viteve ’20-’30 i dërgonte një raport Departamentit Amerikan të Shtetit, e përshkruante drejtësinë shqiptare si një zonjë muhamedane e cila mbante në dorë peshoren e drejtësisë, duke parë përtej perçes se çfarë ishte “doravitur” në njërën anë, për ta lëvizur ashtu siç duhej, edhe anën tjetër të peshores. Një përshkrim që vlen ende edhe një shekull më pas. Ndaj, SHBA dhe BE janë të vendosur për ta mbështetur Shqipërinë për ta ndryshuar njëherë e përgjithmonë këtë kulturë. Sundimi i ligjit dhe ndërtimi e funksionimi i shtetit të së drejtës, janë parakushtet themelore për një Shqipëri moderne dhe të integruar në BE.

Ndaj: Të bëhet drejtësi, edhe sikur qiejt të përmbysen!

Reforma në drejtësi është në prag të krijimit të “Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar” (SPAK) dhe “Byrosë Kombëtare të Hetimit” (BKH), dy institucioneve kyçe që do të meren me hapjen, hetimin dhe gjykimin e të gjitha rasteve të pazbardhura të krimeve shtetërore, korrupsionit dhe me ndriçimin e të gjitha dosjeve më të errëta të tri dekadave të fundit ku është e implikuar elita politike e vendit dhe eksponentët më të lartë të krimit të organizuar në Shqipëri. Frika i ka bërë të gjithë armiqtë e reformës në drejtësi, jo vetëm në politikë por edhe në shumë fusha të tjera, që të hidhen në krahët e njëri tjetrit dhe të kërcënojnë se do të hidhen përpara trenit të historisë, për ta ndaluar atë që të mbërrijë në destinacion.

Ndaj: Të bëhet drejtësi, edhe sikur qiejt të përmbysen!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DO JAP JETËN PËR SHQIPËRINË APO PËR LSI"/ Deklarata e Presidentit Meta dhe pikëpyetjet
Previous article PROTESTA/ Opozita "SHTERON" nga idetë. Sërish "sorollatje" rreth e rreth...Kuvendit!

Redaktor1

Postime të ngjashme

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec OP-ED

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT